Diplomacia dhe kultura politike

Opinione

Diplomacia dhe kultura politike

Nga: Halim Hyda Më: 19 gusht 2016 Në ora: 09:44
Halim Hyda

Zhvillimet shoqërore kanë nevojë  për ndryshime, për ta zënë hapin e kohës moderne të kompjuterizimit, me përgatitje të lartë dhe profesionale. Në çdo shoqëri, e sidomos pas paraqitjeve të aferave të njëpasnjëshme për korrupsion dhe denigrimeve zhvillimore e shoqërore në organizimin e udhëheqjes të shtetit, mu aty ku kërkon përgjegjësi dhe llogaridhënie para popullit. Politik bërësit të cilët nuk e respektojnë popullin, vullnetin me të gjitha vlerat kulturore, fetare, e të tjera, si dhe nuk njohin askënd përpos vetes, nuk kanë vend në politikë dhe në udhëheqje

Në rrethanat e sotme të zhvillimit të shoqërisë dhe politik bërjes aktuale, elitat partiake duhet të ofrojnë koncept të ri për qeverisjen e shtetit dhe në organet partiake dhe organet e shtetit duhet të ofrojnë ide, orientim dhe strategji të reja. sipas modelit të Zvicrës, Austrisë ose Belgjikës.

Në vazhdim sa për ilustrim, po i përmendim disa raste dhe personalitete të cilët kanë lënë shembuj konkret për të mësuar të tjerët, se, si duhet të udhëhiqet me shtetin, si veprohet në Zvicër, Suedi  dhe në shumë vende dhe institucionet ndërkombëtare.

Zotëri Adolf Ogi, ministër i komunikacionit dhe energjisë nga (1997-2000) dhe njëkohësisht (në të njëjtën kohë) kryetar i Zvicrës, gjatë periudhës së vitit 2000. Ai, njihet si personalitet politik që arriti famë dhe autoritet më të lartë në vendin e tij. Përkundër tërë kësaj të arriture ai vendos të përshëndetet me politikën. Jep dorëheqje nga politik bërja në Zvicër, pas mbarimit të mandatit të tij si kryetar shteti. Në vitin 2000 – 2005, emërohet si këshilltar i Sekretarit gjeneral në OKB në Njujork. Këtu vlen të theksohet se këtë punë ai e bëri pa pagesë.

Gjatë ditëve të fundit, tre partitë politike kryesore në Zvicër: Partia Liberale-radikale e Zvicrës (FDP), Partia Fshatare e Zvicrës (SVP) dhe Partia Popullore Kristiane (CVP), edhe pse në zgjedhjet parlamentare që u zhvilluan vitin e kaluar më 15 tetor 2015, ishin favorite dhe korrën suksesin më të lartë në zgjedhje, dmth (treshi i lartpërmendur ishin fitues të zgjedhjeve në Zvicër) ato në skenën politike dhe në politik bërjen e tyre nuk bën ndryshime. Në politikën dhe qeverinë e Zvicrës, vetëm një ministër u zëvendësua me një tjetër. Kurse pjesa tjetër e qeveris mbeti e tëra siç ishte edhe para 4 – 8 viteve.

Por në tre partitë u zgjodhën lider të rinj me vullnet, energji dhe ngritje profesionale,  dhe të moshës së re, për ta çuar vendin dhe popullin në suksese të reja në të gjitha lëmit e zhvillimit shoqërorë në Zvicër.

Duhet theksuar se treshi i lartpërmendur largohen nga partitë dhe politik bërja në Zvicër, pa pasur kurrfarë afere në jetën private dhe në politikë.

Ministresha suedeze Aida Hadzhialiç ( me prjardhje nga B dhe H) jep dorheqje, arsyeja se është ndaluar nga policija dhe është kapur nën ndikim të alkoholit me 0.2 milje në gjak, pas një darke në Kopenhagë.

Bëj pyetje çka duhet të ndodhë në maqedoni për të u thirrur dikush në përgjegjësi morale, individuale ose kolektive dhe për të dhënë dorheqje nga obligimet dhe detyrat që i ka pranu me i kry me nder deri në fund.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat