Rita Ora e lënduar në dorë, vendosi të largojë tatuazhin – ja arsyeja

Bota e Yjeve

Rita Ora e lënduar në dorë, vendosi të largojë tatuazhin – ja arsyeja

Më: 17 gusht 2016 Në ora: 22:48
Rita Ora

Superylli shqiptar, Rita Ora, ka vendosur që të largojë tatuazhin e saj në dorën e djathtë.

Bukuroshja seksi ka pasur një tatuazh të dytë në dorën e djathtë, një trëndafil të zezë të cilin e zbuloi vitin e kaluar në Billboard Awards.

Ajo u shfaq në shumë paraqitje publike me këtë tatuazh.

Megjithatë, 25 vjeçarja është parë dje me dorë të lënduar, duke tentuar ta fshehë atë, pasi që ka qenë në një klinikë për të larguar tatuazhin.

Nuk dihet as domethënia e tatuazhit të larguar, e as arsyeja pse Rita e ka larguar këtë tatuazh në të njëjtën pozitë për herë të dytë.

Rita Ora ka 30 tatuazhe në trupin e saj, secila më kreative dhe më me domethënie se tjetra.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat