Çiftet që bëjnë seks një herë në javë janë më të lumtur

Life style

Çiftet që bëjnë seks një herë në javë janë më të lumtur

Më: 15 gusht 2016 Në ora: 14:47
Ilustrim

Për dekada të tëra librat dhe terapistët kanë këshilluar çiftet mënyra se si të kenë një lidhje të suksesshme është seksi.

Mirëpo sipas një studimi të ri, ato çifte që bëjnë dashuri një herë në javë janë më të lumtur se të tjerët.

Sipas Univeristeit të Mississauga, në rast se një çift bëjnë seks shumë shpesh atëherë mund të humb edhe dëshira për të.

Ky studim është i bazuar në pytësorin e mbushur nga 30 mijë amerikënë në këto 30 vjetët e fundit.

“Është e rëndësishme që një çift të ketë lidhje seksuale me partnerin e tij, por gjithashtu është e rëndësishme që të ketë pritshmëri reale për jetën seksuale të tjerit pasi që shumë çifte janë të zëna me punë dhe përgjegjësitë familjare”.

“Në hulumtimin tonë ne kemi zbuluar se çiftet që bëjnë seks njëherë në javë janë më të lumtur”, ka thënë psikologia Amy Muise.

Pavarësisht steriotipeve që burrat dëshirojnë më shumë seks e që të moshuarit kanë më pak jetë seksuale, sipas këtij hulumtimi nuk ka ndonjë dallim të bazuar në gjini e moshë.

“Të gjeturat tona janë kryer për burra e gra, të rinj e të moshuar dhe për çiftet e porsa lidhura dhe për ato çifte që janë të martuar me dekada”, ka shtuar Muise.

Eksperti i lidhjeve, Tracey Cox, ka thënë se hulumtimi do i bëjë të lumtur çiftet që janë të zënë.

“Seksi është i rëndësishëm në lidhje, por të bësh seks një herë në javë është më reale dhe më e arritshme për njerëzit e zënë me punë”.

“Ne ende jemi pre e mitit që duhet të bëjmë seks gjatë gjithë kohës, por trupat tonë nuk janë të ndërtuara në atë mënyrë dhe nëse bëjmë tërë kohës atëherë mund të ndodhë që të iu mërzitet partneri”, ka thënë Cox.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat