Lotët e Majlinda Kelmendit ishin lotët e shqiptarëve të dëbuar e të përbuzur

Opinione

Lotët e Majlinda Kelmendit ishin lotët e shqiptarëve të dëbuar e të përbuzur

Gani Mehmetaj Nga Gani Mehmetaj Më 8 gusht 2016 Në ora: 16:23

Rrallë e kam ndjerë vetën më krenar që jam shqiptar se sa mbrëmë kur Majlinda e Kosovës triumfoi. Lotët e saj ishin edhe lotët e mi, sepse edhe unë qava, lotët e saj ishin lotët e një kombi të vuajtur që u ringjallë si Feniksi, ndërsa ishim në rrezik shfarosje.

Nuk e kuptoj energjinë rrënimtare të atyre që u hodhën në sulm kundër Majlinda Kelmendit, heroinës sonë të sportit, në vend që t’i gëzoheshim suksesit të saj, ashtu sikurse nuk e kam kuptuar kurrë sulmin që iu bë Armando Sadikut, kur me golin e tij entuziazmoi dhjetë milion shqiptarë.

Ku i gjejnë disa shqiptar momentet e gëzimit kulmor të na hedhin dush të ftohtë, rrënimtar, sepse duan të duken interesant, apo sepse duan të qërojnë hesapet me disa koncepte që as ata vet nuk i kanë të qarta. Majlinda Kelmendi prezantoi për mrekulli shtetin e Kosovës, shtetin e dytë shqiptar, ku pjesën dërmuese e përbëjnë shqiptarët (mbi 97 për qind).

Majlinda Kelmendit shqiptarët me mend në kokë, iu gëzuan në radhë të parë sepse ishte shqiptare, pinjoll e njërit ndër fiseve më të lavdishme arbërore, sportiste e suksesshme, patriote, e vetëdijshme për misionin që ia ngarkuan. Falë saj mbrëmë ishim në gjigantët televiziv: CNN, BBC, Euro Njuz etj.

Rrallë e kam ndjerë vetën më krenar që jam shqiptar se sa mbrëmë kur Majlinda e Kosovës triumfoi. Lotët e saj ishin edhe lotët e mi, sepse edhe unë qava, ishin lotët e një kombi të vuajtur e të përbuzur që u ringjallë si Feniksi, ndërsa ishim në rrezik shfarosje. Lotët e saj ishin edhe lotët e çamëve të dëbuar nga armiku e të përbuzur nga bashkëkombësit.   

Shkas për sulm denigrues ishte një deklaratë, ku ajo tha se nuk është nga Shqipëria, por nga Kosova, por ajo nuk e tha kurrë se nuk është shqiptare. Emri dhe mbiemri i saj janë puro shqiptare, ndërsa Kosova- shtet është një realitet më të gjitha atributet shtetërore. Kur s’patëm mundësi ta bëjmë një shtet të tërin, duhet të gëzohemi që i bëmë dy shtete shqiptare. Majlinda Kelmendi e Kosovës, është shtetase e shtetit të dytë shqiptar. Këtë nuk e mohon askush, madje s’ka se si ta mohoj as Serbia, pavarësisht na pranon apo jo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat