Politika e jashtme e diplomacisë shqiptare në periudhën e detantës

Opinione

Politika e jashtme e diplomacisë shqiptare në periudhën e detantës

Nga: Prof.Nijazi Halili Më: 25 korrik 2016 Në ora: 11:38
Prof.Nijazi Halili

Politika e jashtme dhe diplomacia shqiptare gjate detantës pati tiparet e saj qe u dalluan nga vazhdimësia dhe nga risitë.

Vazhdimësia kishte te bënte me vijimin e politikave komuniste ne planin e brendshme, sidomos me reforma pro kineze ne politike, ekonomi, mbrojtje dhe kulture.

Ne politike, politika shqiptare u kinezerua ne tere kuptimin e fjalës. PKK u paraqit si partia me e madhe dhe e vetme qendër komuniste M-L ne bote. Mao Ce Duni u shpall klasik i M-L.

Ne ekonomi u futen mallra, teknike e teknologji masive kineze ne industrinë e lehte dhe ushqimore, ne hidroenergjetike, ne industrinë mekanike, elektrike, kimike e metalurgjike dhe ushtarake.

Ne ushtri u ndryshuan strukturat, u hoqën gradat, u ndryshuan uniformat, u fut teknike e armatim, pajisje e teknologji ushtarake kineze.

Ne ideologji e kulture u ndoq modeli i revolucionit kulturor kinez qe filloi me daci-baot, me parullat e propagandën e tipit maoist, me grupet e kontrollit punëtore e fshatare, me qarkullimin e kuadrove, futjen e punës prodhuese, futjen e tipareve te artit e kulturës kineze, te fiskultres se organizuar te mëngjesit. Lëvizja ideologjike kulmoi me lëvizjen kundër fesë qe çoi ne shkatërrimin e objekteve te kultit dhe ndalimin e plote te lirisë se besimit dhe te ushtrimit te tij.

I tere ky proces ideologjik-kulturore kinez iu kundërvu haptazi Procesit të Helsinkit në  tre Shportat e tij.

a. Ne ekonomi nuk u pranuan reformat e propozuara nga A.Kellezi e  K.Theollosi;

b. Ne mbrojtje nuk u pranuan tezat e B.Ballukut. P.Dumes e H.Cakos;

c. Ne ideologji nuk u pranuan lirite dhe liberalizmi i jetës, i krijimtarisë ne përgjithësi te paraqitur nga F.Pacrami e T.Lubonja.

Tre Shportat e Helsinkit u konsideruan tre rreziqe te mëdha te Partisë, te socializmit dhe te revolucionit. Kështu qe, çdo individ apo grup qe u përpoq te reflektonte diçka nga Procesi i Helsinkit u godit rende, u shpall armik dhe u dënuan maksimalisht.  

Ne planin ndërkombëtare dhe te diplomacisë detanta pati edhe vijim por edhe risi për Shqipërinë. Vijimësia qëndron ne vijimin e një doktrine ideologjike m-l  të tipit lindore tradicional edhe ne planin gjeopolitik botërore. Risitë qëndronin ne këto aspekte:

-U prioritizuan marrëdhëniet dypalëshe Shqiptaro-Kineze që në fillim të viteve ‘60;

-Shqipëria doli njëanshmërisht nga Traktati i Varshaves (1968);

-U zgjerua marrëdhëniet diplomatike me vendet e Botes se Trete, përgjithësisht nen ndikim Kinez ne Azi kryesisht, ne Afrike, me pak ne Lindjen e Mesme dhe akoma me reduktuar ne Amerikën Latine;

-U mbështeten lëvizjet popullore e revolucionare te majta ne gjithë boten. Te tilla ishin OCP dhe Naseri ne Lindjen e Mesme, lufta e Vietnamit te Ho Shi Minit, lëvizja çlirimtare e Laosit, lëvizja Çekosllovake, lëvizja e Alendes ne Kili, lëvizjet ne Algjeri, ne Saharane Perëndimore kundër Marokut, ne Afrikën e Zeze kundër regjimeve pro koloniale, ne Afrikën e Jugut kundër aparteidit;

-U stigmatizuan negativisht dy Superfuqitë, ShBA dhe Bashkimi Sovjetik, Britania e Madhe dhe Gjermania Federale, Izraeli dhe një sere regjimesh ne vendet e botes se pazhvilluar.      

-U dënua publikisht politika Amerikane ne Vietnam dhe Sovjetike ne Çekosllovaki; -U reduktuan marrëdhëniet me Bllokun Lindore vetëm ne planin ekonomik; U reduktuan marrëdhëniet ideologjike me Partitë Komuniste Perëndimore; U dënua procesi i Helsinkit dhe u qëndrua jashtë tij; U gjallërua aktiviteti ne Organizatën e Kombeve te Bashkuara, ne mbështetje te Kinës se Mao Ce Dunit; ne luftën për heqjen e sistemit kolonial si sistem botëror; ne mbështetje te lëvizjeve popullore për pavarësi; ne mbështetje te lëvizjeve revolucionare për ndryshime politike pro komuniste;

-Kjo periudhe shënon zgjerimin me te madh te marrëdhënieve diplomatike te Shqipërisë me boten, plotëson kuadrin ne gjithë regjionet gjeopolitike te globit, intensifikon forma te ndryshme bashkëpunimi;

-Marrëdhëniet me Perëndimin ngelen jashtë prioriteteve te politikes se jashtme, pra ne nivele te ulëta dhe mjaft te kufizuara;

-Politika e fqinjësisë se mire konsolidohet me ekuilibër, baraspeshim Ballkanik dhe Rajonal;

-Në Rajon, vend  parësore në fushat e nivelin e bashkëpunimit ekonomik zëne marrëdhëniet me Jugosllavinë.

-Marrëdhëniet me Greqinë njohin një përmirësim të veçante sidomos mbas kujdesit te treguar nga politika dhe sidomos propaganda zyrtare shqiptare me trajtimin e pakicës greke ne Shqipëri;

-Me Turqinë marrëdhëniet e Shqipërisë gjate detantës karakterizohen nga njetrajtëshmeria. Turqia ngelet ne pozita te një miku tradicional, me mbështetje pozitive politike dhe morale për Shqipërinë dhe faktori kryesore balancues me dy fqinjët tokësore, Greqinë dhe Jugosllavinë. Gjate kësaj kohe Turqia ka shërbyer edhe si vend i trete për bisedime sekrete te Shqipërisë me përfaqësues te Perëndimit, sidomos para largimit nga Traktati i Varshaves; 

-Ne mes te viteve ’70 liberalizohen pakëz marrëdhëniet e disa institucioneve shqiptare, UT, Akademia e Shkencave, Akademia e Arteve te Bukura me institucione te Kosovës, duke përfituar nga statusi qe mori Kosova me Kushtetutën e vitit 1974, si Krahine Autonome, element konstituiv i Federatës Jugosllave. Ky hap ndikoi jashtë mase për ngritjen e institucioneve arsimore e shkencore te Kosovës dhe te vete institucioneve kryesore te saj ne fushën e përgatitjes se kapacitete njerëzore.

-Ne diplomacinë shumëpalëshe u rrit roli aktiv i Shqipërisë ne Kombet e Bashkuara. Shqipëria sponsorizoi futjen e Republikës Popullore te Kinës ne OKB dhe përzënien e Republikës së Kinës (Tajvanit).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat