Vetëdijesimi për Identitëtin e natyrshmërisë tonë!

Opinione

Vetëdijesimi për Identitëtin e natyrshmërisë tonë!

Nga: Skënder Shala Më: 24 korrik 2016 Në ora: 19:26
Skënder Shala

Fillimi i shek. XXl për kombin tonë është, riciklimi i bagazhit historik të mbeturinave që i lanë  pushtuesit shumë shekullor në cfarosjen dhe shkatërrimin e kombit dhe kulturës tonë Hyjnore në gadishullin Ilirik. – Falë Zotit shpëtuam! Sot jemi dëshmitar të mbijetimit, me vullnetin e Hyjit tonë, edhe duke qenë shumë mirënjohës të gjithë atyre që na ndihmuan për çlirim!

Siç dihet, atëherë shumë moti, ndoshta ashtu e deshti Zoti që ti furnizojmë shtetet dhe kontinentet tjera me racën tone Hyjnore. Tani po na troket koha më në fund që ti kthehemi vetvetes nga ajo katrahurë që. Sot të gjithë duhet  bërë përpjekje në ringjalljen e përtëritjes  natyrshmërisë tonë gjithandej ku ka shqiptar. Kemi kaluar plot rreziqe, sfida, barriera dhe përplasje nga më të ndryshmet, sepse koha e gjatë shumë shekullorë edhe e ka bërë të vetën, duke tjetërsuar zakonet, fenë, kulturën, gjuhën e tjera deri në vetëmohim!!!

Tani gjenerata e re, më së miri e ka kuptuar ketë transferim që kombi ka nevojë të Rilind brenda natyrshmërisë së vetë. Kjo lidhje fatlume është bërë gjeneratë mbas gjenerate nga pishtarët e kombit tone që na e lanë trashëgim atdhedashurinë brez pas brezi nëpër shekujt e erret!

Sot duhet të ndihemi mjaft të lumtur, sepse përçarjet që na i lanë thundraket shekuj me radhë, po zhduken ndalngadal. Ishin vërtetë shumë të rrezikshme për zhdukje dhe tjetërsim tonë kombëtare. Tani kanë mbetur vetëm fundërrinat e fundit në veprim edhe pak ditë duke shfrytëzuar lodhjen tonë shekullore. Ne na duhet ta kthejmë krenarinë të gjenerata e re, e cila po vetëdijesohet çdo ditë e më tepër duke kuptuar vlerën shtet ndërtuese. Por edhe duke kuptuar mekanizmat përçarës që përdoren armiqtë shekullor përçajë e sundo,  e sidomos përmes fesë!

Tani po kalon koha e ndarjeve rajonale e regjionale. Edhe ata që kanë mbetur hijeve, duhet ta kuptojnë së Trojeve të Arbërisë po i kthehet natyrshmëria gjithandej duke filluar të shndrisin rrezet Hyjnorë!  Vetëdijesimi kombëtar është virtyti më i lartë njerëzor. Atdheu e kombi është i shëndetshëm dhe funksional vetëm atëherë kur vetëdijesimi arrin të menagjohet.

Duhet ta dimë së kombi nuk ndahet në shumicë e pakicë sipas fesë. Për fat të mirë këtë e dinë shumica. Prandaj nuk ka kush së për çfarë të brengoset nga keqbërësit e një numri shumë të vogël fanatikesh,  bashkëpunëtor të armikut, injorant fetar. Sepse, vlerat universale janë pasuri gjithë kombëtare që kujdeset shumica! Nga kjo shumicë, del vigjilenca kujdestare si Orë e Mirë që bënë Roje Shenjtërisë! Prandaj, armiqve dhe fanatikëve nuk do tu mbetët shumë hapësirë për veprim. Ata, po e kuptojnë çdo ditë e më shumë së NE po i kthehemi vlerave të natyrshmërisë tonë Evropiane. Ata, po shfrytëzojnë edhe pak varfërinë tonë, dhe përmes ,,shoqatave bamirëse” në krye me gjeneral të përgatitur duke i shantazhuar një pjesë të lodhurit, injorantët  dhe duke i kthyer në fanatik fetar vetëvrasës me ndihmën e poliagjentve qeveritarë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat