Një komb-një platformë kombëtare, JO “100 platforma” nga “industritë” private !!!

Opinione

Një komb-një platformë kombëtare, JO “100 platforma” nga “industritë” private !!!

Prof. Dr. Mehdi Hyseni Nga Prof. Dr. Mehdi Hyseni Më 23 korrik 2016 Në ora: 17:11
Flamuri Kombëtar

Barometri k diplomatik

*** -Tanimë, që nga Lidhja Shqiptare e Prizreneit (1878-1882) e kemi Platformën Origjinale për zgjidhjen e çështje kombëtare-shkolonizimin dhe ribashkimin e Shqipërisë. Mirëpo, nuk kemi personalitete të formatit të Vaso Pashë Shkodranit, të Sami Frashërit, të Abdyl Frashërit, të Ismail Qemalit dhe të Hasan Prishtinës. Ky është problemi kyç, jo mungesa e platformave  private shkarravitëse nga individë  naivë dhe të paditur.
 
*** Ribashkimi kombëtar bëhet vetëm me  konsensus  gjithëkombëtar, JO me vota për dhe kundër të partive të ndryshme politike dhe të liderëve të tyre.
 
*** Prandaj, arsyeja na thërret të gjithëve, që të qëndrojmë larg injorancës, indoktrinimit, mashtrimit, manipulimit, diletnatizimit, hipokrizisë dhe demagogjisë, që nëpër panele e mitinigje publike, një fantazmë ndjellakqe  po gërgit në emër të ribashkimit, duke shitur “platforma kombëtare” private nëpër “pazaret” e Tiranës dhe të Prishtinës!
 
 –Këso paradigme absurde dhe iracionale, nuk ka askund në botë, sepse Platforma Kombëtare hartojnë AKADEMITË SHKENCORE të një shteti, jo bashibozukët dhe tregtarët  e ndryshëm privatë!
 
-Të jemi të qartë, se libra dhe studime shkencore dhe publicistike për ribashkimin kombëtar shqiptar dhe të Shqipërisë Etnike, mund të shkruajnë të gjithë ata, që kanë afinitet dhe dije, por “platforma” individuale private nuk mund të shkruajnë, sepse ato i shkruajnë akademikët përkatës të autorizuar në kuadrin e akademive shkencore të Kosovës dhe të Shqipërisë. Vetëm këto institucione kombëtare dhe shtetërore, janë të obliguara dhe të autorizuara, që të hartojnë platforma të ndryshme shkencore, askush tjetër.
 
Akademitë  janë ato, që hartojnë dhe miratojnë Platforma!
 
-Ku janë Dy Akademitë (ASHAK) i Kosovës dhe (ASHSH) e Shqipërisë, që nuk po ua ndalin   yryshin “industrialistëve” të “paltformave” private?
 
-Sepse me  diletantë (që ideal e kanë  vetëm paranë-interesin egoist personal, intrigën, përçarjen, manipulimin, mashtrimin, mërinë dhe epigonizmin etj.) nuk bëhet kurrfarë ribashkimi kombëtar, por me akademikë të mirëfilltë dhe patriotë të devotshëm sikurse korifeu dhe eruditi shkencor  Rexhep Qosja, që ia duan të mirën kombit dhe atdheut! Këta janë truri dhe zemra e kombit dhe e atdheut. Prandaj, ta dëgjojmë zërin e tyre dhe të rendim pas tyre, jo pas  diletantëve dhe pazargjinjve  të pandershëm nëpër pazare të tyre ndryshme të Shqipërisë Etnike dhe në diasporë.  Ata, duhet injoruar, sepse luftojnë vetëm për ineteresat e tyre të ngushta, jo për interesin e përgjithshëm të popullit dhe të atdheut.
 
-Çfarë është ky fenomen absurd dhe sëmundje paranoide, sot, kujt t’i teket formon parti, ndërron parti (në emër të ribashkimit kombëtar). Madje shkarravisin edhe  “platofrmat” e tyre për “ribashkimin kombëtar”?!
 
-O, Zot i Madh, po, ku ka kësi shembulli negativ dhe skandaloz në botë?! – Analfabetët, të shkruajnë  “Platforma” për çlirimin  antikolonial dhe për ribashkimin kombëtar të  mbi 7 milionë shqiptarëve dhe të Shqipërisë Etnike!?  - “Uh, sa poshtë ka ra katundi”!  - Po, akademikët e mirëfilltë ku janë, pse nuk reagojnë kundër  këtyre dukurive negative dhe skandaloze?!
 
 
-Ky fenomen komik dhe  iracional nuk e ndihmon dhe nuk e përshpejton lirinë, pavarësinë dhe  ribashkimin e kombit shqiptar, por e çimenton   robërinë e tij, duke  e bastarduar, duke e përçarë dhe duke e copëtuar në skajshmëri,  duke  ia mohuar meritat dhe vlerat e tij historike, patriotike dhe luftarake në  shekuj, që ishin ndërgjegjja, truri dhe zemra e  trupit të tij.
 
-Të gjithë e duam ribashkimin gjithëkombëtar, por ky nuk mund të  bëhet me injorantë, me matrapazë, me mashtrues dhe me hipokritë, që luajnë me ndjenjat patriotike dhe me fatin e shqiptarëve, duke i gënjyer dhe mashtruar për interesa të tyre të ngushta tregtuese, karrieriste  dhe përfituese materiale në emër të ribashkimit kombëtar dhe të Shqipërisë Etnike.
 
Këtë turp dhe padrejtësi nuk duhet ta pranojmë as për së vdekuri, sepse shqiptarët, as Shqipëria nuk ndodhen në kohën e barbarisë (duke mosnjohur njëri-tjetrin), por në kohën e  lulëzimit të qytetërimit dhe të përparimit në shkallën më të lartë të shekullit XXI, nuk kanë nevojë për “bajraktarë” , për batakçinj dhe për analfabetë, që t’i vënë në ballë të  tyre, por kanë elitat akademike  kombëtare, shtetërore dhe atdhetare, që i drejtojnë në rrugën e drejtë të lirisë, të ribashkimit dhe të përparimit të tyre krahpërkrah me popujt e tjerë të civilizuar  dhe të zhvilluar  të Evropës dhe të botës demokratike.
 
Kjo fatkeqësi dhe, kjo e keqe e rrezikshme për interesin e përgjithshëm të ribashkimit gjithëkombëtar, duhet  të parandalohet me të gjitha mjetet ligjore, duke i injoruar dhe, duke i diferencuar me kohë  i gjithë populli, sepse  rrencat, matrapazët dhe injorantët nuk janë vlera të tij, por hedhurina dhe sëmujndje endemike e tij, që krijojnë mjegulla të dendura të padavaritsheme; që pengojnë dhe zvarrisin shkolonizimin,  zhvillimin, përparimin dhe ribashkimin e tij për të cilin  ka investuar qe më se 3 shekuj.
 
Pra, nuk ka  asnjë dyshim se ky soj i matrapazëve dhe i injornatëve, është krimbi më i dëmshëm për shëndetin e  idesë së ribashkimit gjithëkombëtar shqiptar dhe Shqipërisë Etnike.
 
Prandaj, pa “deratizimin” e këtyre dëmtuesve virusoidë, është e vështirë të arrihet uniteti dhe integrimi i të gjitha subjekteve të ndyrshme politike në NJË SUBJEKT TË VETËM-PËRBASHKËT për  ribashkimin kombëtar dhe të Shqipërisë Etnike.
 
Ata që kanë të njëjtën dashuri prindërore, ata janë në të njëjtën shtëpi; ata që kanë  njëjtin ideal të ribashkimit  kombëtar, ata janë në të njëjtën parti, në të njëjtën lëvizje dhe në të njëjtin front!
 
-Populli duhet besuar dhe mbështetur atë parti, atë lidhje, atë lëvizje ose atë front, që deri tani ka dëshmuar vlerat e tij, se është në shërbim të mbrojtjes së interesit të përgjithshëm të  tij dhe të Shqipërisë Etnike. - JO, diletantëve, mashtruesve dhe rrencave, të cilët për hir të karrierizmit të sëmurë të tyre dhe etjes  së pashuar për pushtet dhe për t’u pasuruar në kurrizin e popullit për çdo ditë formojnë parti të reja, duke i braktisur dhe duke i ndërruar partitë  dhe partnerët e mëparshëm politikë.  Rrencave dhe manipulatorëve të tillë nuk duhet besuar, as votuar e as nuk duhet shkuar pas tyre nëpër  mitingjet fallso kinëse për ribashkim kombëtar, duke promovuar “platforma” private individuale  për ribashkimin kombëtar.
 
Ribashkimi kombëtar nuk njeh përçarje, tradhti, mashtrim,  tregtim me idealin dhe me atdhetarët  patriotë!
 
-Ata që  i  abuzojnë, i prejnë në besë, i tradhtojnë dhe i ndërrojnë  shokët dhe miqtë bashkidealistë të udhës dhe të halleve të përbashkëta, si dhe partitë politike (për interesa të tyre personale, grupore dhe partiake, si dhe për përfitime materiale (kinëse duke  fabrikuar dhe shitur “platforma për bashkim” sa për ta futur në xhep ndonjë lek) të tyre skurse kurtizanet partnerët e tyre, ata janë njerëz të  pacipë, pa karakter, pa  parim dhe të zhveshur nga çdo ndërgjegje dhe ide njerëzore, humane dhe atdhetare. Ata luftojnë dhe jetojnë vetëm për interesa personale, tregatare, grupore dhe partiake  për  t’i dëmtuar,  për t’i keqpërdorur dhe  për t’i shfrytëzuar, si dhe për t’ mbajtur nën kontroll ata që kanë ide, mendime,  pikëpmaje,  qëllim dhe interes të përbashkët në dobi të së veçantës dhe të së përgjithshmes.
 
Mirëo,  ata që kanë ide të përbashkëta dhe, një qëllim të përbashkët jetojnë  në harmoni, në paqe, në mirëkuptim, në mirëbesim në të njëjtën shtëpi, janë në të  njëjtën parti, në të njëjtën lëvizje, në të njëjtën  lidhje, në të njëjtin front, në të njëjtën ushtri, në të njëjtën aleancë…, etj., jo të ndarë, të pëçarë dhe të copëtuar nëpër parti dhe aleanca të ndryshme, si dhe në llogore të ndryshme, që, natyrisht, nënkuptojnë edhe ide, objektiva dhe interesa  të ndryshme.  E thjeshtë kjo për t’u kuptuar për ata që kanë vision, ide dhe egon e dinjitetin e vet, nëse duan për t’i realizuar në jetë. Ndryshe, “njëri thumbit, tjetri patkoit” kjo nuk përbën kurrfarë ndërgjegjje patriotike, racionalizmi, as kurrfarë ideje të përbashkët progresive, por vetëm  dështim individual dhe kolektiv.
 
Ideatorët e Ribashkimit gjithëkombëtar, janë të mirëseradhur, por ata, duhet të jenë të ditur dhe largpamës sikurse Sami Frashëri,  Abdyl Frashëri dhe Vaso Pashë Shkodrani…etj.
 
-Vërtet, nuk ka gjë më e vlefshme se kur ndonjë person  ka ndonjë ide të re pozitive në dobi  të krijimit dhe të afirmimit të vlerave njerëzore dhe shkencore me përmbajtje universale.
 
Mirëpo,  të  jesh  një  “ideator i ri”  qoftë në sfondin kombëtar (në kuptimin e ngushtë) apo në atë botëror(në kuptimin e gjerë universal)  i ndonjë doktrine, koncepti, parimi, projekti, vepre shkencore  etj., kërkohet njohuri e thellë, vizion dhe objektivizëm i realitetit dhe i rrethanave  politike dhe shoqërore.
 
Si në kuptimin logjik dhe psikologjik, ashtu edhe në atë filozofik, nocioni “ideator” do të thotë , kur një person a grup personash për herë të parë  japin  një  “ide të re”, bëjnë një “zbulim të ri”  për ndonjë fenomen të ri  në fushën e shkencave shoqërore a natyrore me rëndësi dhe me  interes të veçantë  dhe të përgjithshëm për njerëzimin.
 
Kush janë ideologët dhe ideatorët-pionierët e Ribashkimit Kombëtar Shqiptar dhe të Shqipërisë Etnike?
 
-Sigurisht se, jo, bashibozukët dhe diletantët e sotëm me “platformat” e tyre private, të cilat po i shesin nëpër tregjet e blerta në Kosovë, në Shqipëri dhe në hapësirat e tjera të Shqipërisë Etnike, si dhe në diasporë.
 
-
-Lëvizje  dhe  “platforma”  si  “kërpudhat pas shiut”! -Rezultati  një zero e madhe (0)
 
-“Shumë mirë” për vesh, për sy, për retorikë dhe për bajraktarizëm: lëvizje, lëvizje e lëvizje…, lidhje, lidhje e lidhje, partia, partia e partia… fronte, fronte e fronte…, etj., kush mund t’i numërojë, përditë “mbijnë” si kërpudhat pas shiut,  por, fatkeqësisht, pa  asnjë rezultat konkret politik, as kombëtar drejt ribashkimit dhe shkolonizimit përfundimtar të shqiptarëve në Ballkan (1990-2016) mbase secila vepron kokë më vete (qejf për vete, tim për shtëpi dhe për parti) nuk bashkëpunojnë njëra me tjetrën, edhe pse thirren në emër të ribashkimit kombëtar shqiptar.
 
 Ky është “rezultati  konkret” i tyre, në vend se të gjitha këto subjekte politike të kishin  vetëm NJË PARTI, NJË LIDHJE, NJë LËVIZJE A NJË FRONT me të njëjtën STRATEGJI , me të njëjtën PLATOFRMË POLITIKE dhe, me  të njëjtat objektiva parësore, të hartuara nga AKADEMIA E SHEKENCAVE E SHQIPËRISË, jo nga  individët privatë të partive, të lidhjeve, të lëvizjeve dhe të fronteve të ndryshme, që i kanë themeluar kinëse për t’ia “tejkaluar” njëri-tjetrit, duke shkruar  “platforma politike” individuale pa asnjë kompetencë .
 
Platforma e vetme ORIGJINALE e ribashkimit kombëtar, është Platforma historike, politike, kombëtare dhe shtetërore e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit (1878)
 
-Ne, Platformën e kemi, që nga viti 1878, por nuk kemi pasur dhe, ende nuk kemi njerëz-liderë, burrështetas përkatës, që dinë, dhe që guxojnë ta zbatojnë atë në jetë. Ky është problemi i pazgjidhur, jo shkarravitja, shumëzimi dhe shitja e “platformave” private nëpër tregjet e ndryshme të Ballkanit dhe më gjerë.
 
Prandaj, si  Koço Danaj, Tahir Veliu, ashtu e dhe disa të tjerë me “platformat” e tyre  private për ribashkimin kombëtar dhe të Shqipërisë Etnike, duhet të binden, se  nuk janë TË PARËT IDEATORË-IDEOLOGË INOVATORË,  të cilët për  herë të PARË  në historinë e kombit shqiptar dhe të Shqipërisë Etnike e paskëshin “zbuluar”  IDENË   e ribashkimit kombëtar, por janë vetëm argatë dhe adhurues të kësaj IDEJE disashekullore, jo më pak se tre shekuj (XIX, XX, XXI), të cilët kanë shprehur ambicie dhe interesim për të kontribuar në ringjalljen dhe në jetësimin e kësaj IDEJE TË MADHE TË PVDEKSHME të SKËNFERBEUT dhe të RILINDËSËVE ME LIDHJEN SHQIPTARE TË PRIZRENIT  në krye (10.06.1878)                                                        
 
Pra, të vetëshpallesh  “ideator i parë” , duke konsumuar ide të njohura me shekuj të “ideatorëve” dhe të autorëve të mëparshëm,  siç është rasti  komik i “ideatorëve” të sotëm të ribashkimit kombëtar dhe të Shqipërisë,  është absurd, komik, përçmues  dhe komprometues  i “IDESË” së ribashkimit të kombit dhe të Shqipërisë, tanimë, të njohur dhe të ditur për botën shqiptare , jo më pak se trej shekuj (XIX, XX, XXI) të   RILINDËSËVE, të cilët ishin të parët, që flijuan, luftuan, kontribuan dhe jetuan me këtë IDE, që ishte AMANET i Skënderbeut, të cilën, më pas, na e  rikujtoi Naim Frashëri ynë i madh : “…PO TË INI TË BASHKUAR, ËSHTË E BËRË SHQIPËRIA”.
 
E, fatkeqësisht, sot, me këtë IDE-AMANET të SKËNDERBEUT, të Sami Frashërit, të Konstandin Kristoforidhit, të Abdyl Frashërit, të Vaso Pashë Shkodranit, të Jani Vretos, të Ymer Prizrenit, të Jeronim De Radës, të Thimi Mitkos, të Pjetër Nini Luarasi, të  Ismail Qemalit të Hasan Prishtinës e Isa Boletinit…, etj., po luajnë “qoke” injorantat, matrapazët, tuxharët, mafiozët e ndryshëm, të cilët  me arrogancën dhe me prepotencën e tyre  kokëtharë po e bastardojnë dhe po e baltojnë këtë IDE, duke  e keqimituar dhe shaptilografuar kinëse si “IDE ORIGJINALE” të tyre, dhe si “IDE TË RE”, të vetëquajtur “IDEATORË të RINJ”  me “platformat” e tyre të “REJA”!?
 
Populli  nën terrorin, në gjencidin dhe robërinë koloniale sllave, është stërlodhur dhe rraskapitur me “platforma” boshe dhe  të rreme private!
 
- Ky është një absurd dhe paradoks, që bie ndesh me  Platformën Bazë të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit (1878); me  Platformën e Sami Frashërit “Shqipëria ç’ka qenë, ç’është e ç’do të bëhet” (1899); me Platformën e akteve historike, politike dhe kombëtare të Qeverisë së Vlorës  së Ismail Qemalit (28 Nëntor 1912)…,si dhe me “ Platformën për Zgjedhjen e Çështjes Kombëtare Shqiptare” të  Akademisë së Shkencave të Shqipërisë (1998).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat