Rinjohje apo Rikujtesë....?!

Opinione

Rinjohje apo Rikujtesë....?!

Nga: Agron Shabani Më: 23 korrik 2016 Në ora: 15:27
Agron Shabani

Ciceroni kishte thënë dikur se : "Sokrati e ka zbritur filosofinë në tokë, ndërsa Herodoti Historinë, për t´i dashur, kuptuar, perceptuar, akceptuar dhe anticipuar më mirë njerëzit ose popujt e ndryshem gjithandej. Në  ate mënyrë që mëpastaj t´ njohin dhe kuptojnë më mirë jetën, botën; natyrën, njeri tjetrrin dhe vetvetën e tyre .


Se këndejmi, "jeta, bota, natyra dhe filosofia e studiuar dhe kuptuar në mënyrë të cekët, unilaterale, monologjike ose egocentrike, të largojnë nga Zoti. Përderisa besimi dhe studimi i detajuar dhe në thllësi, të shpiejnë dhe afrojnë pranë Tij.


Ndryshe nga kjo, konceptimi, perceptimi dhe anticipimi i njohur helio-oksidental ose kristianist i historisë së përgjithëshme mbi "shtatë ditët e formimit të botës" sipas ligjeve ose "parabollave" të njohura biblike si dhe mbi mësimin e njohur mbi "katër mbretërit e botës" në bazë të 'dëftesave' dhe shënimeve të ndryshme të grekëve dhe romakëve të lashtë së bashku me ndarjen dhe klasifikimin e historisë në 'dy pjesë' ose në dy etapa te medha -" Post- Quem" dhe " Ante- Quem" .Gjegjesisht, para dhe pas lindjes së Krishtit: Kanë bërë që në botën dhe kohën tonë moderne ose bashkëkohore të aplikohet dhe futet në përdorim 'kalendari' i njohur Gregorian së bashku me të famshmin "DIONYSIUS EXIGUUS" dhe  viteve të njohura të dritës. Duke i shmangur dhe mënjanuar në këtë mënyrë "vitet e hënës" dhe kalendarët e ndryshëm të babilonasve, hindusëve, grekëve të lashtë, persianëve, muslimanëve, ruseve dhe te tjereve së bashku me 'kalendarin' e njohur (julian) të Jul Cezarit dhe kështu me radhë... Për te aplikuar dhe vënë në përdorim kalendarin  e sotëm - Gregorian, që përkon me ditëlindjen e njohur të Jezu Krishtit të cilin do e pranojnë për të vetin edhe pjesa më e madhe e vendeve ose "botës tjetër sekulare" ose jokristianiste.

U mor vesh se në bazë të averzioneve, antagonizmave, divergjencave, diskrepancave dhe 'historive' të ndryshme 'kontemporane', proteksioniste ose egocentriste të
popujve dhe vendeve të ndryshme në kontinentin e vjetër europian dhe gjetke, gjatë periudhës së gjatë kohore (1582-1918) do ekzistojnë dy të ashtuquajtur "kalendarë paralel" të matjes dhe llogaritjes së viteve dhe të kohës. Kjo edhe përkundër faktit të njohur se 'Kalendarin' e sotëm Gregorian ose Kristianist e kishte zyrtarizuar Papa Gerguri XIII-te  me 'Dekret' special në bazë të 'projektit' dhe ideve te njohura të Nicolaus Cusanusit dhe Nikolla Kopernikut.

Ndonëse, edhe përkundër asaj qe u cek me siper, si duket ne shqiptarët nuk kemi bërë ( nuk po bëjmë ) mirë që nuk po u përmbahemi dhe nënshtrohemi sa dhe si duhet
'ligjeve' dhe rregullave të njohura të skolastikës, etikes, estetikes, historise dhe filosofisë së përgjithëshme shtetërore, nacionale, politike, diplomatike, fetare, kulturore, institucionale, kadrovike dhe keshtu me radhe?  Në pasqyrimin, prezantimin dhe interpretimin e mirëfillët  shkencor ose linear të vlerave tona të përgjithëshme ( të shquara mbase) kombëtare, fetare, shpirtërore, kulturore, etnohistorike , etnogjeografike, etnospsikologje etj.etj. Dhe kjo në një periudhë te fluidshme dhe teper hektike ose eklektike ekskursesh dhe diskursesh te ndryshme kur 'faktet' dhe argumentet e njohura shkencore, historike, politike, kulturore, fetare, shpirtërore, holistike,primatologjike dhe te tjera në kohën dhe botën e sotme 'ultra-moderne' ose 'post-bllokiste', vazhdojnë të jenë të pamëshirshme dhe kokëforta.  Në kohën e "luftës globale kundër terrorizmit ndërkombëtarë"- sidomos. 

Në këtë kuadër, se bashku me mitet, eposët dhe legjendat e shumëta shteterore, nacionale, historike, shpirterore, fetare, kulturore, luftarake( ushtarake) dhe te tjera: 

Si një 'copë' ,respektivisht,  si'pjesë' e pandashme (fundamentale ose substanciale) e shpirtit, kulturës dhe civilizimit të lashtë europerëndimorë, jemi edhe ne iliro-shqiptarët , të cilët ishim të parët ose ndër të parët asokohe që e pranuam dhe përqafuan Fjalën e Zotit së bashku më Predikiomet dhe Ungjillin e Jezu Krishtit në kontinentin e vjetër evropian. Pa i harruar këtu edhe faktet dhe legjendat e njohura mbi Prelatët dhe Atletët e famshëm iliro-shqiptar të Krishterizmit si Shën Flori dhe Lauri, Shën Jeronimi, Albani, Nikëtë Dardani, Gjergj Kastrioti - Skënderbeu, Pjetër Bogdani dhe shumë e shumë të tjerë..deri tek Engjellorja dhe Misionarja e Madhe Shqiptare - Nëna Tereze.

Ndaj, në qoftë se Shën Flori dhe Lauri atëbotë u vetëflijuan dhe martirizuan për krishterizmin. Ndërsa, kryetrimi ynë legjendar, Gjergj Kastrioti - Skënderbeu i mnbrojti dhe shpetoi dikur Europën dhe shqiptarët nga turqit osmanlinjë: Me rastin e luftës çlirimtare dhe patriotike të UÇK-së dhe popullit shqiptarë në Kosovë, shqiptarët se bashku me miqtë dhe aleatët e tyre natyror dhe historik (më të mëdhenjët dhe më të fuqishëm qe i ka njohur bota) : I mbrojtën Kosovën  dhe civilizimin e lashtë europerëndimorë nga muzgujt dhe hijet e lugatëruara të mesjetës. Apo...?!


Kjo do të thotë se me rastin e ndërhyrjes ose intervenimit të tyre ushtarak kundër soldateskës dhe falangare serbiane në luftën e Kosovës, NATO-ja dhe Perëndimi, i kanë  mbrojtur asokohe edhe vlerat e larta të kulturës dhe civilizimit të lashte evroperëndimorë se bashku me të drejtat, lirite dhe vlerat e njohura hyjnore dhe universale te jetes së njeriut.

Ndërkaq, mungesat ose deficitet e hetueshme te elitave te njohura kulturore, politike ose diplomatike të shqiptarëve të konfesionit ( religjionit) kristian në jetën e përgjithshme institucionale dhe funksionale të Kosovës së pasluftës, sigurisht se e zbehin dhe determinojnë prestigjin dhe imazhin e dikurshëm të shqiptarëve në sytë e botës.

Të gjitha këto së bashku (...) një ditë, mund të na kthehën si bumerang i madh. Madje, edhe si një ves i keq dhe princip i ligë.  Për të mos thënë këtu si " hakmarrje e vogël" historike dhe politike, në fund të së cilës, përveç kalvarit dhe golgotës së njohur shqiptare: Si 'imazhe' ose fragmente të ç´akordura, stivosura dhe rimuara, madje, madje edhe si" mesazhe" dhe 'relikte' të kohës dhe historisë: Do na ngelin (mbesin) vetëm hijet, skeletet, permendoret( lapidaret) ose varrezat tona individuale dhe kolektive, pranë te të cilave, të tjerët,  pa prezencën e heronjëve, atktereve dhe protagonistëve të vertete, në sytë e botës, do e paraqesin ( prezantojne) dhe 'fotografojnë'per keq,  një pjesë të rëndësishme dhe aq vitale dhe teper sublime të historisë sonë më të re - siç ishte lufta e fundit çlirimtare dhe heroike e UÇK-së në Kosovë!(...) 

Historia - thonë se është Mësuese e jetës.

Kujdes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat