Opozita, prodhim i SHIK-ut

Politika

Opozita, prodhim i SHIK-ut

Nga: Diana Bunjaku Më: 8 korrik 2016 Në ora: 18:40
Ilustrim

“Edhe sikur liderit e tashëm të opozitës të vinin në pushtet nuk ka shpresë, sepse ata janë po të njëjtit brum si të PDK-së. Dhe ata ishin njerëz, që u manipuluan dhe nëpër faza të caktuara punuan dhe vepruan në bazë të urdhrave të SHIK-ut”, ka thënë analisti Rrok Berisha.


Ndonëse thuhet, se në politikë gjithçka mund të ndodhë, ende mbetet të shihet nëse dy subjektet Nisma dhe AAK-ja do ti bashkohen Partisë Demokratike. Analistët politikë vlerësojnë, se nëse do të ndodhë një bashkim i tillë në mes të dy subjekteve politike AAK -së dhe Nismës me PDK-në, kjo do të behët vetëm për interesa personale dhe jo për interes të vendit. Sipas tyre, kjo Opozitë është e dështuar dhe e katandisur, duke vënë kushte të pa mendueshme, me një politikë pa strategji, pa koncept dhe me tema pa zotësi politike. Ndërkaq, deputetët e opozitës hedhin poshtë një veprim të tillë të bashkimit me PDK-në, por pohojnë se Nisma edhe AAK-ja, do të kenë një koalicion të përbashkët parazgjedhor për zgjedhje parlamentare, por kjo sipas tyre nuk do të thotë se ata do ti bashkohen PDK-së.

Nuk hidhen poshtë koalicionet me PDK -në

Zafir Berisha deputet nga Nisma, ka thënë se Nisma edhe AAK-ja, kanë një koalicion parazgjedhor për zgjedhje parlamentare, por kjo nuk do të thotë, sipas tij, se do ti bashkohen PDK-së. “Pse ti bashkohemi PDK-së, kur dihet se ne do të dalim të parët, e pastaj shohim se kush bashkëpunon me ne”, ka thënë Berisha.

Ndërsa, Pal Lekaj deputet nga AAK-ja, ka thënë, se me Nismën e kanë nënshkruar koalicionin parazgjedhor, por me pushtetin nuk do të bëjnë koalicione parazgjedhore. “Kurrë nuk do të bëjmë koalicione para zgjedhore me PDK-në, kjo gjë nuk do të ndodhë”, ka thënë Lekaj, duke lënë kështu të kuptohet se mund të bëjnë koalicione paszgjedhore. Gjithsesi, Lekaj ka harruar ambicien e shprehur hapur për kryeministër të vendit nga shefi i tij Ramush Haradinaj. Ky i fundit ishte i gatshëm dhe pas zgjedhjeve parlamentare të të 2014 –ës, të sakrifikonte çdo gjë për postin e kryeministrit.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të shtunën dhe të dielën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat