Skënderbeu jashtë garave evropiane

Futboll

Skënderbeu jashtë garave evropiane

Më: 6 korrik 2016 Në ora: 17:35
Pamje nga një ndeshje e Skënderbeut

Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS) në Lausanne ka lënë në fuqi vendimin e dhënë nga UEFA për të përjashtuar me një vit klubin e Skënderbeut nga Korça nga garat e Champions League për shkak të manipulimit të ndeshjeve. Klubi korçar kishte apeluar vendimin e UEFA-s dhe kishte shpresa të mëdha se do të fitonte në CAS, por tanimë duhet të dorëzohet para faktit se do të qëndrojë një vit jashtë Evropës.  Ky është një lajm i keq për kampionin shqiptar. FC Ferencvaros nga Hungaria që kishte të luante me Skënderbeun më 13 korrik ka përfituar nga vendimi i CAS-it. “Ne përpara”, - ka shkruar klubi hungarez.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat