Ushtronte dhunë ndaj gruas, djalit dhe vajzës, arrestohet 47-vjeçari

Kronikë e zezë

Ushtronte dhunë ndaj gruas, djalit dhe vajzës, arrestohet 47-vjeçari

Më: 5 korrik 2016 Në ora: 11:32
Ilustrim

Policia e Dibrës ka arrestuar një shtetas për dhunë fizike ndaj bashkëshortes, vajzës e djalit.

Lirim Elezi, 47 vjeç, banues në Peshkopi u arrestua pasi në banesën e tij, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj shtetases B.E, 47 vjeçe (bashkëshortja), shtetases M.E, 21 vjeçe (vajza), shtetasit S.E, 18 vjeç, (djali), duke ju shkaktuar dëmtime fizike, por jashtë rrezikut për jetën.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë Rrethit Dibër, për veprën penale “Dhunë në familje”, parashikuar nga neni 130/a, i Kodit Penal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat