Pse nuk duhet të bësh komente rreth peshës së vajzës tënde!

Shëndetësia

Pse nuk duhet të bësh komente rreth peshës së vajzës tënde!

Më: 23 qershor 2016 Në ora: 10:27
Ilustrim

Edhe pse mund të keni qëllimet më të mira, komentet rreth peshës së fëmijëve, sidomos vajzave, mund të kenë pasoja negative që do të zgjasin për kohë të tëra në shëndetin e tyre. 

Për ta zbuluar këtë, është bërë një studim nga Universiteti Cornell sipas të cilit nuk ka rëndësi nëse komenti është për mirë apo për keq: prindërit që shprehin verbalisht një qëndrim ndaj peshës së fëmijës po rrezikojnë që në të ardhmen fëmija ose të jetë mbipeshë, ose të ketë një marrëdhënie të keqe me pamjen e saj (ndikon më pak në rastin e meshkujve).

Kërkimi është publikuar në revistën e specializuar për çrregullimet në ushqyerje dhe peshë “Eating & Weight Disordes” dhe pohon se edhe në studime të mëparshme është zbuluar se gratë që kanë qenë të detyruara të mbajnë dietë për shkak të kritikave të prindërve, kanë pasur çrregullime të mëvonshme. Në mënyrë të ngjashme kërkuesit kishin zbuluar se kur vajzave u thuhej ‘je shumë e shëndoshë’ gjatë fëmijërisë, më vonë, u zhvillohej më lehtë obeziteti.

Sipas vëzhgimeve, meshkujt janë indiferentë ndaj komenteve të tilla prandaj për të realizuar studimin janë marrë në pyetje vetëm vajza dhe gra. Duhet theksuar se rastet kur i tërhiqni vëmendjen vajzës për sasinë e ushqimit që po konsumon, nuk kanë të njëjtat pasoja. Përpara një fëmije mbipeshë, specialistët sygjerojnë të silleni normlisht, pa e bërë situatën dramatike. Sportet dhe ushqyerja në shtëpi janë përgjigjja e të gjithëve!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat