Ish-trajneri i Anglisë: Shqipëria e meriton kualifikimin

Futboll

Ish-trajneri i Anglisë: Shqipëria e meriton kualifikimin

Më: 19 qershor 2016 Në ora: 13:06
Glenn Hoddle

Ish-trajneri i Anglisë, Glenn Hoddle, shpreson që Shqipëria ta mposhtë Rumaninë dhe ta kalojë grupin.

Ish-lojtari dhe trajneri i kombëtares angleze mendon se kuqezinjtë e kanë merituar plotësisht një gjë të tillë me paraqitjet që kanë dhuruar në Europian.

Hoddle nuk i kursen elozhet dhe vlerësimet për skuadrën e De Biazit, në një editorial të publikuar në “Daily Mail”.

"Shqipëria është e organizuar mirë në prapavijë, por e aftë të kundërsulmojë shumë shpejt, me mesfushorin Ledian Memushaj që më ka lënë shumë përshtypje të mira. Unë do të dëshiroja që ata të merrnin tri pikët dhe nëse është e mundur të vazhdonin më tej. E bllokuan Francën deri në minutën e 90. Ndaj ndjej se e meritojnë plotësisht”, mendon Hoddle.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat