"Mitrovica Veriore, kurban i pushtetarëve"

Opinione

"Mitrovica Veriore, kurban i pushtetarëve"

 Leutrim Sahiti Nga Leutrim Sahiti Më 19 qershor 2016 Në ora: 09:58

Që nga pas lufta e vitit 1999, udhëheqësit tonë politik duke u nisur nga ajo kohë e deri me tani, me mungesen e vendosmerisë së tyre, politikave konkrete, të nënshtruar nga bashkësia nderkombëtare, po e humbin Mitrovicen veriore dhe fshatrat e asaj pjese të Kosovës.

Pas luftës në vend që të ndihmoheshin familjet shqiptare që të ktheheshin në shtepitë e tyre në veri, ata u ndaluan nga udhëheqësit tonë që të mos kalonin urën e ibrit, ku në prani dhe mbeshtetje të Kforit dhe misionit të UNMIK-ut, z. Thaçi bindi qytetaret që të mos kalojnë në pjesën tjetër të qytetit.

Tani më lufta nuk ishte se si të vendosej në shtepitë e tyre në veri por lufta mes veti e qytetareve e grupeve të caktuara për të marrë shtepitë e të tjerëve duke përdorur mbishkrimin "UÇK e nxane", mbishkrim ky i përdorur nga njerëz që nuk luftuan për çlirimin e Kosovës.

Gabimi tjetër erdhi me politikatë e kthimit, ku në veri u ndihmuan serbet që të kthehen në shtepitë e tyre, ndersa shqiptarët jo që nuk u ndihmuan që të kthehen por edhe ata që kishin shtepi në pjesen veriore detyroheshin t'i shitnin për të mbijetuar në pjesen jugore të cilët kishin mbetur pa kulm mbi kokë.

Keshtu edhe u arrit qëllimi i Serbisë që pjesën veriore t'a popullojë me serb, e keshtu të vijë ngadale deri tek autonomia e kësaj ane.

Sot atje kemi një situatë ku sovraniteti shtetëror nuk shtrihet në atë pjesë, serbet punojnë sipas ligjeve dhe direktivave të serbisë, ku çdo gjë të ngjanë sikur nuk je në Kosovë.

Pasi bllokimit të urës së ibrit, me procesin e decentralizimit serbet persëri fituan, me krijimin e komunave të reja serbe në pjesën veriore, Komuna këto që janë plotësisht të dirigjuara nga serbia dhe politika e saj kolonizuese, që rezultoj edhe me bllokimin e urës me ndertimin e parkut.

Sot kemi shancën e fundit që të luftojmë për atë pjesë të Kosovës, sot nuk duhet të jemi servil të nderkombëtarëve, por duhët të tregojmë vendosmeri, bashkëpunim nderinstitucional, që ura të lirohet dhe keshtu të zbatohen edhe marrëveshjet e brukselit mes pales kosovare e serbe për lirinë e levizjes në këtë pjesë.

Ata që sot nuk përkrahin punën dhe vendosmerinë e Kryetarit Agim Bahtiri për lirimin e urës së ibrit nuk e duan Kosovën, ata janë të gatshëm që deri nesër të bëjnë edhe pazare tjera për Kosovën vetëm që të ruajnë pushtetin e tyre.

Kryetari Bahtiri me vendosmerinë e tij po deshmon që ka pergjegjësi dhe jep llogari vetëm qytetarëve dhe në asnjë menyrë atyre që shiten dhe po tentojnë ta shesin Kosovën.

Politikanët kosovar në asnjë menyrë nuk guxojnë të bien viktimë e presioneve e shantazheve të nderkombëtarëve, ata le të mendojnë mirë që, po që se sot nuk janë me mitrovicen dhe përpjekjet e z. Bahtiri për lirimin e urës së ibrit duhët të turpërohen të dalin para qytetarëve, sepse keshtu ata po bëjnë tradhti ndaj qytetarëve dhe vendit në përgjithësi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat