Kush merr më shumë ryshfet, mjekët, policët, doganierët...?

Maqedonia

Kush merr më shumë ryshfet, mjekët, policët, doganierët...?

Më: 15 qershor 2016 Në ora: 10:57
Ilustrim

Për një vend pune ose për avancim në vendin e punës, shmangie e sanksioneve dhe gjobave, realizim i përfitimit pronësor. Këto janë rastet më të shpeshta kur qytetarët e Maqedonisë japin ryshfet, tregoi hulumtimi i realizuar nga Fakulteti i Sigurisë në Shkup.

“Vitin e fundit, sipas prononcimeve të qytetarëve, më së shumti ryshfet kanë marrë mjekët, kështu janë prononcuar 27,8% e të anketuarve, më pas vijojnë policët me 23%, në vendin e tretë janë nëpunësit publik në komuna me 20.3%, doganierët me 19.8%, pas të cilëve vijojnë profesorët universitarë dhe ata të shkollave të mesme”, tha profesoresha Marina Malish – Sazdovska.

 

 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat