Skena muzikore po e humb kitaristin e njohur Eric Clapton

Muzikë

Skena muzikore po e humb kitaristin e njohur Eric Clapton

Më: 14 qershor 2016 Në ora: 16:35
Eric Clapton

Eric Clapton, këngëtari dhe kitaristi i famshëm, është diagnostikuar me neuropati, një sëmundje që i ka shkaktuar probleme në sistemin nervor.

Edhe pse nuk mund të luajë mirë në kitarë, Clapton ka deklaruar se është i kënaqur që është ende gjallë, pasi në rini ka abuzuar së tepërmi me drogën dhe alkoolin.

“Kam patur shumë dhimbje kohët e fundit. Gjithçka ka nisur me një dhimbje në fundshpinë”, ka thënë Clapton.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat