Delija, kampion i Kosovës në çiklizëm

Çiklizëm

Delija, kampion i Kosovës në çiklizëm

Nga: Kemajl Goca Më: 14 qershor 2016 Në ora: 10:35
Alban Delija

Alban Delija është kampion i ri Kosovës në çiklizëm në disiplinën hronometër dhe në etapë. Çiklisti i klubit ‘Gjakova 137’ tha se është i lumtur që riktheu titullin dhe e bënë edhe më të motivuar për sfidat e ardhshme që e presin gjatë këtyre javëve e muajve dhe madje synim ka që të përgatitet edhe për Kampionatin Evropian që do të zhvillohet në muajin shtator. “Ky vit mund të them se ishte kampionati më i vështirë deri me sot. Kishte ekipe mjaft të përgatitura, të cilat shfaqen konkurrencë në garë. Mirëpo, falë përgatitjeve të gjata arritëm që ta fitojmë kampionatin në të gjitha disiplinat”, thotë Delija për gazetën kombëtare ‘Bota sot”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat