Atletët e rinj të Kosovës fituan 7 medalje në Shkup

Atletika

Atletët e rinj të Kosovës fituan 7 medalje në Shkup

Nga: Kemajl Goca Më: 13 qershor 2016 Në ora: 11:37
Atletika

Atletët e rinj të Kosovës shkëlqyen në Shkup me rezultate shumë të mira. “Në stadiumin ‘Filipi II’ në Shkup u zhvillua Kampionati individual i Maqedonisë në atletikë për grup-moshën U-16 ku në këtë garë morën pjesë 5 atlet nga Kosova dhe fituan 7 medalje: 3 të arta, 3 të argjendta edhe 1 të bronztë. Alaudin Suma në disk zuri vendin e parë me rezultat 42.12,  po ashtu i pari është edhe në gjyle me rezultat 13.82 metra. Rinesa Ahmeti, e para në gjyle me rezultat 9.21 metra, Muhamet Ramadani, i dyti në disk me rezultat 28.08 metra dhe Albin Hoti në disiplinën 1000 metra, arriti në vend të dytë me rezultat 2.57.04 minuta. Elton Sallaj në 100 metra arriti në vendin e dytë me kohë 12.74, ndërsa Rinesa Ahmeti zuri vendin e tretë në 100 metra me kohë 13.63 dhe Muhamet Ramadani renditet i katërti në gjyle, duke hedh 10.06 metra”, njofton Federata e Atletikës e Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat