Gjermania nuk lëshon pe: Këto janë vërejtjet e reja për Serbinë

Bota

Gjermania nuk lëshon pe: Këto janë vërejtjet e reja për Serbinë

Më: 11 qershor 2016 Në ora: 21:33
Flamuri gjerman

Fqinjët kërkojnë mbrojtje të pakicave në Serbi, ndërsa Gjermania thotë se kapitujt e mbetur për integrim të shtetit serb në BE do të hapen kur të ketë avancim në normalizimin e raporteve me Kosovën. Kjo nuk vlen për kapitullin e hapur 35 (marrëdhëniet me Kosovën), 32 (kontrolli financiar) e as për 23 dhe 24 (drejtësi, liri, siguri, të drejta të njeriut) që pritet të hapet së shpejti.

Berlin kërkon që Beogradi dhe Prishtina të vazhdojnë dialogun teknik, por edhe bisedimet e përfaqësuesve të lartë politikë – posa të formohet Qeveria serbe. Kjo mësohet nga një dokument konfidencial i Ministrisë gjermane të Punëve të Jashtme.

Berlini po ashtu ka vërejte se pse gjatë zgjedhjeve në Serbi dhe në debate shprehen “interesat kombëtare të Serbisë në Kosovë dhe në Republikën Serbe” e jo “ambiciet për t’u bashkuar me BE”.

Në grupin punues për zgjerim të Komisionit Evropian, përfaqësuesi kroat nuk kishte vërejtje specifike, por ata të Hungarisë, Rumanisë dhe Bullgarisë kërkojnë që Brukseli të kontrollojë nëse Serbia u përmbahet afateve për përmbushjen e planit të veprimit.

Rumunia po ashtu kërkon nga Serbia që të mundësojë shërbime më të mira në gjuhën e pakicave. Ndërkaq, Finlanda kërkon gjyqësi të pavarur si dhe luftë kundër korrupsionit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat