Kafshimet nga gjarpri, shtohen rastet në Fier

Kronikë e zezë

Kafshimet nga gjarpri, shtohen rastet në Fier

Më: 8 qershor 2016 Në ora: 15:12
Gjarper

Në spitalin rajonal të Fierit janë paraqitur dhjetëra raste në dy javët e fundit të kafshimeve nga gjarpri dhe merimanga e zezë apo akrepi. Mjekët thonë se pacientët janë jashtë rrezikut për jetën, por u kanë bërë thirrje fermerëve të marrin masa mbrojtëse gjatë punës së përditshme në bujqësi.

Dhjetëra raste nga pickimet e zvarranikëve dhe insekteve janë regjistruar në spitalin rajonal të Fierit. Mjekët pohojnë se helmimet janë shkaktuar nga kafshimet e gjarpërinjve, apo pickimet e merimangës se zezë, akrepit, apo bletës. Gjeografia e zonave përfshin fshatrat e thellë Peshtan, Cakran dhe  Mallakastrën.

Sipas mjekut toksikolog janë kryesisht fermerë që merren me bujqesi dhe blegtorale, personat e paraqitur në spital, të cilët janë këshilluar që punët e përditshme ti bëjnë të pajisur me cizme dhe doreza plastike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat