ATK realizon 10 për qind më shumë të hyra se vitin e kaluar

Ekonomi

ATK realizon 10 për qind më shumë të hyra se vitin e kaluar

Më: 8 qershor 2016 Në ora: 12:45
Përfaqësuesit e ATK-së

Për pesë muaj të këtij viti, Administrata Tatimore e Kosovës (ATK), ka realizuar 10 për qind më shumë të hyra se në periudhën e njëjte të vitit paraprak.

Shprehur në shifra, këtë pesëmujor ATK ka realizuar të hyra në vlerë prej 156 milionë eurove, ndërsa në periudhën e njëjte të vitit paraprak kishte inkasuar 141 milionë euro.

Rritja e të hyrave ka ardhur si rezultat i rritjes së efikasitetit të ATK-së , tha drejtori i përgjithshëm i ATK-së, Sakip Imeri gjatë një konferencë të mbajtur sot.

Ai po ashtu ka treguar se nga sot ka hyrë në fuqi vendimi i rivlerësimet dhe rivlerësimet doganore.

Me këtë vendim sqarohen detyrimet tatimore, mënyra e deklarimit dhe pagesa e TVSH-së, TAP dhe TAK, për tatimpaguesit , veprimtaria e të cilëve është e lidhur me importin e mallrave dhe pajisjeve në rastet kur këto importe i nënshtrohen vlerësimeve apo rivlerësimeve doganore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat