Fshati zviceran për familjen Halili: Dikur peticion për të qëndruar, tani pesimistë për të mbështetur shtetësinë

Sociale

Fshati zviceran për familjen Halili: Dikur peticion për të qëndruar, tani pesimistë për të mbështetur shtetësinë

Më: 4 qershor 2016 Në ora: 13:42
Foto e familjes © N. Lorandi

Familja Halili nga Kosova kishte gjithë solidaritetin e fshatit Bubendorf, megjithatë ajo nuk ka fituar pasaportën zvicerane, shkruan basellandschaftlichezeitung.ch.

Respekti ndaj familjes Halili ka mbizotëruar prej 2005, ku banorët e fshatit zviceran kishin nënshkruar edhe peticion për mos dëbimin e saj. Kështu që autoritetet ia dhënë lejen e vendqëndrimit prindërve dhe fëmijëve. Megjithatë, pasi dhjetë vitesh, në 18 maj, banorët vendas nuk janë të kënaqur me familjen shqiptare.

“Argumenetet për mos dhënien e shtetësisë ishin emocionale dhe kishin të bënte me njohuritë gjeografike të regjionit,” tha shefi i këshillit Roger Frey. Kjo është hera e parë që krahina në fjalë voton kundër marrjes së shtetësisë së një banori, ndërsa shefi Frey sikur e kishte parandjerë frymën pesimiste që mbizotëronte në këshill.

Arsyet e prolongimit të shtetësisë

Babai punon si ndihmëskuzhinier, nëna si pastruese, përcjell botasot.info. Djali i madh përveç që ka pasion futbollin mëson për inzhinierinë automobilistike. Gjatë fundjavës familje shpesh ushtron me biçikletë dhe bën joga. Por disa nga banorët lindorë nuk janë të kënaqur akoma dhe mendojnë se familja Halili nuk i ka plotësuar kushtet për të qenë “tamam zviceranë.”

Disa i akuzojnë që në vend të xhinseve janë parë duke shëtitur me veshmbathje sportive. Gjithashtu disa banorë kanë vërejtur cilësi patriarkale te babai, ndërsa cilësi tjetër negative është mos përshëndetja. “Familja është cilësuar e heshtur,” thotë Frey.

Siç shihet, entuziazmi i familjes për të fituar pasaportën e kuqe është i madh, por duket ulja e mbështetjes së banorëve vendas në krahasim prej 11 viteve më parë. /Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat