Strugë: Prokuroria ngre padi kundër dy personave të dyshuar për vrasje

Strugë: Prokuroria ngre padi kundër dy personave të dyshuar për vrasje

Më: 4 qershor 2016 Në ora: 11:55
ilustrim

Prokuroria Publike e Strugës ka ngritur akuzë kundër B.B. dhe E.B., të cilët akuzohen për vrasje, ngjarje e cila ka ndodhur në dhjetor të vitit të kaluar në rrugën lokale Strugë – Belicë e Poshtme.

“Pas hetimit gjithëpërfshirës, Zyra e Prokurorit Publik – Strugë ka ngritur akuzë kundër dy personave. Të pandehurit B.B. dhe E.B. akuzohen për kryerje të vrasjes, si dhe për prodhim, posedim dhe tregti ilegale me armë ose materiale shpërthyese sipas Kodit Penal”, thuhet në një deklaratë nga prokuroria publike.

Më 13 dhjetor të vitit të kaluar, në rrugën midis Strugës dhe Belicës së Poshtme ka ndodhur një përleshje në mes dy grupeve, me ç’rast një person është vrarë dhe dy janë plagosur.

Dy të pandehurit, B.B. (45) dhe K.Z. (30), janë banorë të fshatit Veleshtë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat