De Biasi tregon se çfarë do të bëjë Shqipëria në EURO 2016

Sporti

De Biasi tregon se çfarë do të bëjë Shqipëria në EURO 2016

Më: 3 qershor 2016 Në ora: 15:53
De Biasi

Përzgjedhësi i Kombëtares shqiptare, Gianni De Biasi në një intervistë për Sky Sports, ka thënë se kuqezinjtë synojnë të bëjnë më të mirë në Kampionatin Evropian “Francë 2016” që nis më 10 qershor.

Shqipëria për herë të parë është pjesë e një evenimenti të madh në futbollin evropian. Tekniku italian thotë se të përzgjedhurit e tij në Francë do të luajnë si një ekip për të bërë gjera të mira.

“Është hera e parë për ne. Ne do të përpiqemi të qëndrojmë të fokusuar, pa eufori. Ne po japim energjinë për tu përgatitur sa më i mirë, duke punuar si një ekip për të bërë gjera të rëndësishme”, ka thënë De Biasi.

I pyetur se kush favorit në EURO 2016, De Biasi tha: “Gjermania, Franca, Anglia dhe Belgjika, edhe pse nuk është lehtë të bëhen parashikimet”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat