Blero reagon për fotografitë e tij me Teutën: Qeshëm së bashku me Afronën kur i shikuam (Foto)

Mediale Vip

Blero reagon për fotografitë e tij me Teutën: Qeshëm së bashku me Afronën kur i shikuam (Foto)

Më: 2 qershor 2016 Në ora: 15:32
Blero dhe Afrona

Gjatë ditës së sotme shumë portale kishin shfrytëzuar një profil të dikujt tjetër por që figuron në emër të këngëtarit Blero Muharremi për të krijuar një shkrim.

Shumë tituj u panë sot se Blero ende mbanë fotografitë me ish-bashkëshorten e tij Teuta Krasniqin në rrjetet sociale gjë kjo aspak e vërtetë.

Blero i kontaktuar nga mediat, ka theksuar se problemi i këtyre shkrimeve qëndron tek disa gazetarë.

“Mendoj që problemi qëndron tek disa gazetarë injoranta që vetëm ja futin kot”, ka thënë Blero.

Blero është përfolur shumë sot për këto fotografi në të cilat shkruhet “Ish e dashura” e që flitet për Teutën. Por aty vërehet qartë se është një profil i rrejshëm dhe nuk i takon këngëtarit.

“Ai është profil fallc nuk është i imi. Dhe për të realizuar një shkrim të tillë duhet të jenë miq me mua në profilin tim, e që ata nuk janë”, ka theksuar këngëtari.

Ndërsa i pyetur se a ndikojnë në mënyrë negative në jetën e tij personale dhe në atë të shoëbizit Blero ka thënë se nuk kanë asnjë ndikim këto shkrime.

“Jo nuk kanë aspak ndikim, ke një gjë ‘qesharake’ kur së bashku me Afronën i shikuam dhe qeshëm që të dy”, ka përfunduar Blero.

Duhet kujtuar se Blero është një ndër këngëtarët më të përfolur të showbizit por që tash e disa kohë është në një lidhje dashurie me të dashurën e tij Afrona Dika përderisa aktorja Teuta Krasniqi është në një lidhje me të dashurin e saj Adonis Morinën nga i cili pret dhe fëmijën e saj të dytë.

Fotografitë që u përdorën sot në shumë artikuj:

Image

 

 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat