Figura e Aganit la gjurmë të pashlyeshme në historinë e pavarësisë së Kosovës

Opinione

Figura e Aganit la gjurmë të pashlyeshme në historinë e pavarësisë së Kosovës

Nga: Haki Latifi Më: 6 maj 2016 Në ora: 14:26

Në kujtim të 17 vjetorit të vrasjës së nënkryetarit shumëvjeçar të LDK-së dhe deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës Heroit të popullit, Akademik Fehmi Agani, i cili u vra me 6 maj të vitit 1999, nga forcat okupatore serbe.

Akademik Fehmi Agani, ishte një emër, që shprehte në mënyrë sublime, thellësinë e personalitetit të vet dhe një karakteristikat kryesore të tij: mendjethellësinë, mendjemprehtësinë dhe mendimin kthjellët.

Figura e Aganit la gjurmë të pashlyeshme në historinë e pavarësisë së Kosovës, fushën e arsimit dhe mendimit shkencor. Profesor Agani i takonte Ajkës së intelektualeve shqiptar, i cili së bashku me intelektualet e tjerë të kohës me forcën e argumenteve dhe fakteve në vazhdimësi demaskonte propagandën serbo-sllave kundër shqiptarëve. Ai ishte ndër bashkëpunëtorët më të ngusht të Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova.

Mori pjesë aktive në aktet madhore të vendit tonë siç janë: Deklarata e Pavarësisë, Kushtetuta e Republikës së Kosovës, Referendumi për Pavarësi dhe në ndërtimin e institucioneve të Kosovës në bazë të zgjedhjeve presidenciale e parlamentare të Republikës së Kosovës të vitit 1992.

Me aftësinë e forcës integruese, maturinë dhe racionalitetin në veprim, arriti të integroi të majtën dhe të djathtën, lëvizjen paqësore dhe lëvizjen ushtarake, të cilat ai i quajti krahët e një trupi.

Profesor Agani me veprën e Tij është i pranishëm në jetën e të gjithë neve. Ai shpesh herë ishte i pranishëm dhe në Zvicër në momente të mira e të vështira gjejmë mbështetje në jetën dhe veprën e Tij, si këshilltar i urtë dhe vizioanar i mendimit filozofik. Këtë na e dhurojnë njerëzit e mëdhenj.

Me këtë cilësi që e kanë vetëm njerëzit e mëdhenj, fitonte përkrahjen e miqve tanë dhe respektin për të si burrë shteti dhe për Kosovën. Po ashtu me modestinë e tij në veprimin politik fitonte përkrahjen e qytetarëve dhe të njerëzve për veprim të përbashkët.
Lavdi dhe i perjetshëm qoftë kujtimi për jetën dhe veprën e Akademik Fehmi Aganit!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat