PDM: Dënoni krimet e komunizmit, bëni trasparencë, hapni dosjet, hiqni dekoratat persekutorëve

Opinione

PDM: Dënoni krimet e komunizmit, bëni trasparencë, hapni dosjet, hiqni dekoratat persekutorëve

Nga: Kryetari i PDM-së, Ilir Vata Më: 5 maj 2016 Në ora: 15:21

Partia e të Drejtave të Mohuara i kërkon parlamentit partive politike parlamentare që çojnë në parlament heqjen e dekoratave të pameritura të të gjithë atyrë që kanë shënuar krime, apo janë bërë pjesë e kriminalitetit në diktaturë si dhe t’i heq titujt diktatorit, Enver Hoxha.

PDM i kërkon parlamentit dhe mazhorancës të konstituojë komisionin për ligjin e spiunëve pasi prej një viti, Këshilli i Ministrave dhe Parlamenti janë në kundështim të hapur me kushtetutën për plotësimin e detyrimit ligjor dhe aktve ligjore për mandatimin e komisionit për trasparencën me të shkuarën e diktaturës.

Në ditën e nderimit të dëshmorëve të atdheut ne i bashkohemi nderimit me përulësi, ndonse martirët antikomunist mbeten në hije e të pa respektuar, madje janë 7200 varre të humbura që nuk kanë as nderimin e fundit moral, duke mos pasur as të drejtën për të pas një varr, një përdhosje institucional 25 vjeçare.

Nëse pretendojmë se jemi një vend demokratik dhe respektojm ligjet, vlerat e gjithsecilit që kontrubuan në kohë të ndryshme, dhe le t’i nderojmë ata njësoj, e më përulësi për veprën e tyrë që bënë për kombin e atdheun.

Në të përndjekurit politikë, ndihemi të provokuar kur fotot dhe simbolet e diktaturës bëhen pjesë e nderimit të vlerave kombëtare, pasi ata kanë shënuar krime ndaj shqiptarëve dhe nuk meritojnë të jenë pjesë e respektit të njerëzve tanë të shtrenjtë.

Ekspozimi i portretit të diktatorit që shënojë krime makabre, dyndje masive, interrnime tortura dhe ka një pasqyrë të pashembullt kriminale duhet të ishin ndjekur penalisht në bazë të Kodit Penal në pozitë.

Pasqyra e krimit ne diktaturë; Gjenocidi komunist në Shqipëri është publikuar me shifra jo të sakta dhe realisht sipas IIPP-së janë Të ekzekutuar 6.023 persona; Të vdekur në burg 1.065; Të burgosur 17.300 ; Të sëmurë mendorë 260; Të internuar deri në vitin 1954 janë 22.000; Të vdekur në internim 9.000. Po t’i shtojmë kësaj shifre numrin e fëmijve të internuar nën 14 vjeç, si dhe ata që janë internuar pas vitit 1954 dhe që nuk janë përfshirë në këto lista, atëhere rezulton se numri i përgjithshëm i atyre që kanë pësuar direkt persekutimin i kalon të 100.000 personat, shtuar dhe 7200 varre të humbura të ekzekutuar tinzash në fshetësi.

PDM ju bënë thirrje partive politike të djathta, parlamentare dhe jo parlamentare të përdorin çdo mejt demokrati, bojkodin e tyre politik, institucional, madje dhe të marin hapa politik për ti detyruar institucionet shtetërore të bëjnë trasparencën me të shkuarën, por mbi të gjitha të mos na provokojë.

Sot është koha të bëjmë dallimin më regjimin diktatorial në Shqipëri, është koha të tregojmë civilizimin për trasparencë, të tregojmë se se vlerat kombëtare nuk ka si moduk diktatorin vrastarë, por vlerat në breza të shqiptarëve.

E nëse heshtini sot, heshtini përgjithmonë për të pendjekurit dhe antikomunizmin, demokracinë dhe vlerat e saj të lirisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat