Mesazhi i Inxhës Kumri

Opinione

Mesazhi i Inxhës Kumri

Nga: Haki N.Bunjaku Më: 4 maj 2016 Në ora: 23:13

Po niej e shoh se shqiptarët në Kosovë po gëzohen e festojnë për njëfarë librarizimin e vizave.

Çka do të thotë kjo?A po mujkan shqiptarët tash pa dane me gjedis nëpër Avropa?

Sa une marrë vesh në pulatikë,kjo do të thotë që shqiptarët mbath e dath le të shpërndahen në Perëndim,se këtu kallabllak e nejshëm dhe rrezik tëmos turrën me protestë në ministri.

Hiçe vëlla havalën prej kreje dhe çiljau derën,si vathin deleve e le të thejnë qafën.

Puna pozitë-opozit(rrafsh e shpat) po më pengon fort se nuk e kanë për njëmend.

Me sa kupton inxhja këtu;të dy palët hanë bashkë në një çanak dhe me një lugë.

Opozita,nëse nuk shegaret,le ta zgedh shefin e grupit,që t`i koordinoi punët se u bën gazi i dheut.Kështu si turmë amorfe,krejt ujin po e derdhin në jazin e pozitës.

Puna qartaqefas e opozitës e bani Hashim Thaçin president(bashkë me argatët e Isës).

Fatmir Limaj e Kupa(Jakup Krasniqi e ngritën lart Thaçin e tash mos të çesin kllada se nën sqaetullat e tij janë.

Ramush karateisti është nën hijen e pallatit me të cilin e ka zan bishtin dhe as në pishin në kate smund po ngjitet.

Shtëpija po i zbrazet se nuk mbahen robët me dhunë e me zor.Mirë është sikur të shikohet në pasqyrë njëherë disaherë ta shikoi pallatin dhe ja ta lën pallatin,ja politikë.

Dy llubenica nuk mbahen me një dorë.

Inxhja ju sygjeron që krejt opozita të shkriheni në një parti të vetme dhe pastaj,nëse nuk mahiteni,përlani kijet me Hashim Thaçin.

Sa po marrë vesh une,ju nuk jeni kah I besoni njanji tjetrit,por as vetvetit,prandaj bani diçka e dillni nga kjo amulli e mos u sillni në rreth si dhent e bërlivta.

Kësaj here kaq dhe ishalla ju vijn met në krye!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat