Një votë si një teh shpate?!...

Opinione

Një votë si një teh shpate?!...

Nga: Dibran Demaku Më: 4 maj 2016 Në ora: 10:31

Fitorja, qoftë ajo edhe me rezultat tejet të ngushtë,(siç ishte anëtarësimi i Federatës së futbollit të Kosovës në UEFA), gjithësesi është fitore dhe si e tillë sjell me vete edhe gëzim e festë.Sepse në histori mbetët fitorja e shënuar,ndërkaq rezultati i asdaj fitorjeje harrohet.

Vetëm se pas çdo fitorjeje apo suksesi( në çdo fushë të jetës),qoftë individi apo edhe një kolektivitet i tërë,bëhet bilanci e asaj fitoreje. Analizohen kushtet dhe rrethanat e fitores, por edhe të metat dhe ngecjet e ndryshme në raport me të.Lajmi i djeshëm i anëtarësimit të Federatës së futbollit të Kosovës në UEFA, përveq gëzimit të ligjshëm, në vete bartëte edhe një fenomen mjaftë shqetësues: numrin tejet të vogël të shteteve anëtare të UEFA-së,që votuan në dobi të të anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë sportive?!

Dje, sytë e të gjithë shqiptarëve,kudo ku ndodheshin,ishin drejtuar nga Budapeshti i Hungarisë,atje ku mbahej Kongresi i UEFA-së,kongres në të cilin do të vendosej për pranimin e Federatës së futbollit të Kosovës, në këtë organizatë të rëndësishme sportive.

Para se të bëhej votimi, nga Budapeshti vinin lajme se Kosova tashmë kishte siguruar mbi dyzet vota(që do të thotë shtete) që do të votonin në favor të anëtarësimit të Federatës së futbollit të Kosovës, në këtë eveniment të rëndësisë së veçantë të sportit europian?!Këtë të dhënë do t`a përserisnin e ripërserisnin disa herë me radhë reporterët e shumtë nga Kosova, që ndodheshin në Budapesht.

Por, në fund do të dilte mbi sipërfaqe një e vërtetë krejt tjetër,e cila për fat të mirë,përfundoi në të mirë të Kosovës si shtet në përgjithësi, dhe në të mirë të sportit kosovar në veçanti, dhe atë falë një vote të vetme që ishte minimumi i mundshëm për atë pranim?!Po sikur ajo votë e vetme, të ishte refuzuese apo edhe abstenuese,sot në shqiptarët e Kosovës në veçanti,dhe shqiptarët kudo ku ndodhen në përgjithësi, do të ndjeheshim të anashkaluar dhe të dëshpëruar?!

Do të ndjeheshim të anashkaluar dhe të dëshpëruar ashu siç u ndjemë vetëm pak muaj më parë,kur Kosova nuk u pranua në UNESKO?!

Edhe para votimit të pranimit apo mospranimit të Kosovës në UNESKO,përfaqësuesit tanë politik e shtetëror flisnin me siguri të plotë se anëtarësimi i Kosovës në UNESKO do të ndodhte patjetër,sepse sipas tyre Kosova tashmë i kishte siguruar votat e mjaftueshme për atë pranim?!

Sigurinë e tyre përfaqësuesit tanë politik dhe shtetëror e mbështetnin në faktin se numri i shteteve anëtare që do të votonin për pranimin e Kosovës në atë organizatë të rëndësishme ndërkombëtare,përbëhej nga shumica e vendeve që tashmë e kishin pranuar Kosovën si shtet?!

Por, optimizmi i tyre në fund doli të ishte i rremë, sepse mospranimi i Kosovës në UNESKO erdhi si rerzultat i votimit kundër apo abstenues i disa vendeve,që tashmë e kishin njohur Kosovën si shtet?! Sidomos do të binte në sy votimi kundër i shtetit të fuqishëm aziatik-Japonisë, shtet ky i cili Pavarësinë e Kosovës e kishte pranuar që në ditët e para pas shpalljes së Pavarësisë?!

Ky fakt do të duhej të isht një sinjal domethënës për përfaqësuesit tanë politik e shtetëror,se diçka nuk ishte(është) në rregull në rrugëtimin e pavarur të shtetit tonë?!Të mos marrësh vota mbështetëse,por përkundrazi rrefuzuese,nga vendet që e kanë pranuar shtetin tënd si të pavarur,do të thotë se diku ti ke gabuar,në raport me shtetet mike?!...Dhe në vend se të bësh përpjekje që t`i përmirësosh gabimet,ti i heshtë ato sikur të mos kishte ndodhur asgjë?!Duke i heshtur gabimet,ti vazhdon me tënden dhe e pëson?!...

Për fat të mirë(edhepse vetëm me një vote të vetme),Kosova këtë herë doli fituese!Por,kjo nuk do të thotë që edhe në të ardhmen do të fitojë në këtë mënyrë dhe atë falë një VOTE të vetme?!

Ata që përfaqësojnë shtetin e Kosovës,në raport me bashkësinë ndërkombëtare,do të duhej që të mbusheshin mend nga rasti i djeshëm:mos të shpresojnë se edhe në të ardhmen Kosova do të fitojë falë një vote?!Sepse ajo votë(e vetme)në mes të humbjes dhe fitores,mund të jetë si një teh shpate,që shumë֝ lehtë mund të t`i presi rrobat e humbjes?!...

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat