Individualiteti në mbytje të kolektivitetit!

Opinione

Individualiteti në mbytje të kolektivitetit!

Nga: Arsim Haziri Më: 3 maj 2016 Në ora: 21:59

Individi e individualizon edhe më tej domosdoshmërinë ekzistenciale, ngase obligimi shtetëror ka humbër në mundësi reale për të qenë rol i rëndësishëm dhe nevojë urgjente për atë,pra trupin publik.Shteti,ҫfarë përkufizohet ose përkufizojmë,ka rreshqitur në mbajtjën dhe qëndrueshmerinë e karakterit të saj,pikërisht ka munguar pashmangshëm ta vitalizoj obligimin e saj që ka ndaj shoqërisë si tërsi.Kështu që origjinaliteti i saj ka humbër aq shumë sa pritjet për të besuar për ndonjë progresivitet të mundshëm e frytdhënës janë minimale.Të pyesësh se ku ekziston shteti,ajo vetëm fizikisht mund të vërehet,ose nëse mund të mos vrehët ai duket praktikisht mjaft dobët,duke mos e përmbushër as misionin për të cilin është i thirrur përmes fuqisë sovrane.Sot,të pyesësh se ku gjendet ose në cilin rol luan efekti ekonomik,atëhere përgjigjja më e shpejt vie se ai vepron vetëm për një klasë që institucionalisht e ushtrojnë atë,e fuqia e saj aspak s’mund të gjenë shtrirje të gjërë,duke e përvetësuar vetëm për aty ku mendohet se mund të fitoj prap mbështetje të fuqishme elektorale,ose mundësi për ndikimin e politikës.Pra, sfera ekonomike gjendet natyrisht në një gjendje të rënd,ky stagnim është prodhuar pikërisht prej mundësisë se zotërimit të saj,si dhe në përvetësimin e saj në mënyrë koncize,për ta bëre trupin publik që të mos qëndrojë fuqishëm.Shembulli konkret tregon në mënyrë të dukshme,se përpos këtij racionaliteti ashtu edhe gjithë mekanizmat janë vetëm në emër popullore,e për atë ҫështje,ndërsa prakticiteti i tyre i dedikuar vetëm për elite të caktuar politike.Kur sot secili e thekson individualitetin,atëhere dëshmia se ekziston dora praktike e shtetit është në mundesinë minimale të saj,madje kjo është konfirmuar dhe konfirmohet ҫdo përditshmëri të përditshme sociale.Kur kemi papunësinë në shkallë enorme,rritjen e kriminalitetit në shkall të pakrahasueshme,atëhere indikacionet se posedohet shtet që prioritare merr të tërsishmën si universale është e pavërtetë dhe aspak s’mund të qëndrojë në kohë reale.Mund të shtrohet një pyetje dhe më shumë të drejt!Pse jemi të izoluar dhe dhunohemi nga një situatë që jashtëzakonisht shumë po e dënon masën e gjërë,mos rastësisht ka qenë efekt i ndonjë spontaniteti ose i përcaktuar nga vetë mekanizmat shtetëror.?Para se me iu përgjigjë,mirë kish qenë me e kujtu thënjen sociologut Herbert Spenser”Mbijetesa në mes të adaptuarëve”,që lë automatikisht të nënkuptohet se niveli politik madje edhe i egër gjenë mbështetje të fuqishme pikërisht nga kjo situate dominante, dhe që për shoqërinë sjellë një sërë elementesh negative dhe në ҫdo hap përbën shkaqe të padrejta.Situata direkt iu pëlqen, mbase edhe e kanë krijuar për të i’u shërbyer atyre,kjo shihet edhe mundësia e vetme mbas andej për të kontrolluar gjithҫka në kohë reale,dhe duke e bër peshën sovranuese të pa peshueme në vetë vullnetin dhe qëndrimin e saj pavarësisht pse mund të e dhunon ashpër karakterin e saj.Mbi këto premise konkludojmë,se individualiteti,ose thyrja e obligimit të përgjithshëm ka qenë strategji mirë e artikuluar,që në raste konkrete të manipuloj lehtë vëndosshmërinë qytetare në raport me subjektet politike.Kurse ne përkundër kësaj papërshtatshmërie teorike,prap qëndrojmë në pamundësinë e ndryshimit.Kjo pamundësi sa më shumë në vazhdimësinë e saj aq e pamundshme dhe e egër për trupin qytetar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat