Mësuesi shembullor

Opinione

Mësuesi shembullor

Nga: Haki N.Bunjaku Më: 2 maj 2016 Në ora: 18:41

Një mendje e ndritur në vazhdën e urtakut Nezir Syl`Shkodra,bir`i të cilit është
Xha Murati nuk ishte vetëm dijetar,por edhe trim dhe atdhetar që përjetoi mbi kurriz padrejtësinë sllavoçetnike,kur iu ndalua që t`ushtrojë profesionin e mësuesisë(1953).

Nëvitin 1968 në një mbledhje në Desivojcë,ku participonin edhe aktivistët komunal,Murat N.Shkodra kërkon që Presheva t`i bashkohet Kamenicës,nga e cila është shkëputur padrejtësisht.

Kreu medresenë në Gjilan,por kur erdh afati i diplomimit ,medreseja u mbyll dhe asnjë nuk gëzoi fatin që të posedojë diplomën.

Në Kosovë e në veçanti në katunet e thella të Malësis,detyra e mësuesisë së hershme u takoi klerikëve apo medreslinjve,në këte rradhë-xha Muratit,por jo në vendlindjen e tij.
Në Desivijcë,Mulla Tefik Jakupi hap shkollën e parë në gjuhën shqipe,ndonëse fillimisht e nisi si talebe.
Në vitet 1958/59 në Desivojcë u rrezikuan që të shuhen klasët e nalta të tetëvjeçarës,si shkak ;mungesa e kuadrit arsimor.

Pranoheshin për mësues:çeshmegji,nallaneshitës dhe me katër klasë të fillorës,por xha muratin nuk e nderonin që të ushtrojë profesonin e mësuesisë,ku ishte i mrekullueshëm. Mirrej me ndërtimin e shtëpive;rrespektivisht thurrte murin e jetës për gjallërim.
Për nevoja të ngutshme të shkollës shqipe,xha Murati në vitin 1949 u emrua mësues në Kopërrnicë.
Pas dy vjet shërbimi të punës shembullore në mësuesi,për nevoja urgjente caktohet,gjithashtu mësuesi i parë në Lisockë.

Mësimin e zhvillonte me zell e ndershmëri.Në veçanti dallohej me bukurshkrim,ku ishte i pakrahasueshëm.
Në komunë zuri vendin e parë ndër mëuesit, më i miri.

Krahas mësuesisë aplikonte edhe çështjen fetare,ku teorikisht kishte mjaft njohuri.
Agjëronte ramazanin dhe katunarëve ua falte taravitë.Kjo çështje sikur i pengoi aparatçikët,rrespektivisht e muerën si shkak që ta largojnë nga mësimdhënia mësuesin e pashoq në proçesin e mësuesisë.

Nga dëshira për të mbjell diturinë tek njomakët e që kjo iu ndalua,nuk e ushtroi as profesionin e hoxhës.Mbet i përkushtuar në linjën tradicionale e kombëtare
Prandaj kërkuan nga mësuesi-hoxhë që të përcaktohet vetëm për njërën branshe.
Mësuesi Murat u thotë:-Si mësues isha shembullor,por mbasi juve po ju pengon,unë po përcaktohem për fe dhe ja ditarin merrne në dorëzim.

Për ta sigurue gjallërimin e familjes,një kohë të gjatë u muer me mjeshtrinë e ndërtimit.
Derisa në vitin 1958 bleu një shtëpi në Gjilan,ku hapi një dyqan të përzier dhe i soll familjen aty.Edhe këtu nuk e lenin rehat,por qëndrushmëria e tij i theu të gjitha barrierat.

Drejtori i kooperativës nga Parteshi intervenoi në gjykatë të qarkut,prandaj ajo denoi xha Muratin me dy vite burg.Por vendimi për mbajtjen e burgut ngeli në letër,pasi ate gjyqtari,Osman Arifi e mbylli në sirtar dhe kurrë nuk e nxuer prej atyhit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat