Bashkimi Evropian, ka qenë pjesë integrale e përpjekjeve ndërkombëtare për ndërtimin e një të ardhme të re për Kosovën, që nga viti 1999. Bashkimi Evropian, shtetet anëtare dhe institucionet e tij, veçanërisht Komisioni Evropian, luan një rol të rëndësishëm në rindërtimin dhe zhvillimin e Kosovës. Bashkimi Evropian është donatori më i madh që ofron ndihmë për Kosovën dhe rajonin e Evropës Juglindore në tërësi dhe udhëheqë përpjekjet e rindërtimit.
Historia e formimit të Bashkimit Evropian të sotëm, daton nga themelimi i Bashkësisë Evropiane për Thëngjill dhe Çelik, qëllimi i së cilës ishte që të frenohet prodhimi gjerman i thëngjillit dhe çelikut, i cili për atë kohë kishte një domethënie të madhe ushtarake dhe ekonomike, si dhe për ta vënë nën kontrollin ndërkombëtar Gjermaninë.
Bashkimi Evropian, është një organizatë ndërkombëtare e përbërë prej 28 shteteve anëtare që funksionon në bazë të principit mbinacional, që do të thotë në mënyrë të pavarur nga vullneti i shteteve anëtare të tyre, të cilat ia kanë bartur një pjesë të kompetencave të tyre, e ushtron pushtet politik dhe juridik.
Mund të konsiderohet se disa nga aspektet ose mekanizmat kryesore të bashkupunimit, ndërlidhjës së BE-së me Kosovën janë: Mekanizmi Përcjellës i Stablizim-Asocimit(2002), Samiti i Selanikut(2003), Partneriteti Evropian dhe Raporti vjetor i progresit.
Ne kemi hyrë në dialog teknik me Serbinë, duke qenë të bindur që të dyja palët do të përfitojnë prej tij, por mbi të gjitha qytetarët tanë, duke e përmirësuar jetën e tyre të përditshme. E ardhmja do të dëshmojë për vullnetin dhe seriozitetin e vërtetë të palës serbe. Sidoqoftë, ne dëshirojmë të besojmë që në këtë dialog, Serbia të mos ketë pasur të vetmin motiv, marrjen e statusit të kandidatit për BE.
Marrëdhëniet e Bashkimit Evropian me pjesën tjetër të botës mbahen nga “Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme dhe Marrëdhënieve me Jashtë”. Por një konfigurim i tillë i Këshillit ka përgjegjësi të gjëra edhe për çështje të politikës së përgjithshme, prandaj takimet e tij mund të ndiqen nga secili prej ministrave të qeverive të shteteve anëtare, sipas zgjedhjes së vetë qeverive.
Gjithsej, ekzistojnë nëntë konfigurime të ndryshme të Këshillit: Çështjet e Përgjithshme dhe Marrëdhëniet me Jashtë, Çështjet Ekonomike dhe Financiare (ECOFIN), Drejtësia dhe Punët e Brendshme, Punësimi, Politikat Sociale, Shëndeti dhe Çështjet e Konsumatorit, Konkurrenca (Tregu i Brendshëm, Industria dhe Kërkimet), Transporti, Telekomunikacionet dhe Energjia, Bujqësia dhe Peshkimi ,Mjedisi, Edukimi, Rinia dhe Kultura.
Kosovën e pret një rrugë e gjatë me plot mundime dhe detyra të shumta për të ateruar në Bashkimin Evropian, pasi që kjo nuk mund të mbetet një oazë e veçuar në Ballkan. Por, para se të nisen negociatat për pranimin e saj në Bashkimin Evropian, një prej barrierave më të rënda që e ka para vetës, është mosnjohja e pavarësisë së saj nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian (Spanja, Greqia, Qiproja, Rumania dhe Sllovakia), për momentin, pa e kapërcyer këtë barrierë e ka të pamundur të nis këtë udhëtim të gjatë drejt Bashkimit Evropian.
Disa nga përparsitë më të rëndësishme të Kosovës janë: Pjesëmarrja e Kosovës në procesin e stabilizim-asocimit(PSA), Partneriteti Evropian, Pjesëmarrja e Kosovës në aktivitetet rajonale, Qasja pozitive e institucioneve të Kosovës ndaj Bashkimit Evropian, Prezenca dhe asistenca e institucioneve ndërkombëtare, Fillimi i përafrimit të ligjeve me EU acquis, Potenciali njerëzor i Kosovës si dhe përdorimi i Euros.
Krijimi i Bashkimit Evropian(në traktatin e Mastrihtit) i ka dobësuar aspektet tejkombëtare të Komunitetit Evropian. Mbrojtësit e shkollës së mendimit të ligjit të komunitetit përpiqen ta bëjnë të pavlerë këtë fakt përmes një fakti të kundërt, ata pretendojnë se Bashkimi Evropian nuk është ndërqeveritar për kah natyra,por gjithashtu ka personalitetin e vet ligjor, të cilin e nxjerrë nga shtetet anëtare dhe ky e bën atë tejkombëtar edhe si natyrë.
Qëllimet detyrat dhe parimet ligjore kryesore të BE-së dhe KE, janë me rëndësi lidhur me çdo kuptim të procesit të integrimit Evropian. Këtu janë përcaktuar në traktatet burimore dhe në rishikimet dhe plotësimet pasuese.
Qëllimet dhe objektivat më të rëndësishmet të traktateve themeluese përfshijnë: Ruajtjen dhe Konsolidimin e Paqes, Krijimin e një Bashkimi Ekonomik për bagëtinë e të gjithë qytetarëve, Punën drejtë Bashkimit Politik, Fuqizimin dhe nxitjen e kohëzionit social brenda bashkimit, etj.
Banka Evropiane e investimeve (BEI) është një nga dy institucionet financiare të BE-së, me seli në Luksemburg.
Detyra themelore e BEI-t, është që të kontribuoj në zhvillimin e harmonizuar të tregut të përbashkët në interest e komunitetit, duke shfrytëzuar fonde të tregut kapital dhe fonde të veta. Projektet ku investon Banka, zgjidhen me kujdes sipas këtyre kritereve: Projektet duhet të kontribuojnë për realizimin e qëllimeve të BE-së, Nga këto projekte, duhet të kenë dobi kryesisht rajonet më të pazhvilluara, Ato duhet të ndihmojmë në tërheqjen e burimeve të tjera financiare.
Ndryshimi i politikave të SHBA, ndaj KE dhe gjallërimi i vazhdueshëm i rëndësisë politike të KE-së, në fundin e viteve 1980 bënë të mundur krijimin e sfondit për Deklaratën Transatlantike. Agjenda e re e cila ishte shumë më konkrete se deklarata e vjetër. Retorikës së zakonshme mbi vlerat, ajo i shtonte fushat e gjëra me të cilat SHBA dhe BE duhet të bënin përpjekje të përbashkëta për: të promovuar paqen, stabilitetin, demokracinë dhe zhvillimin, për t’iu përgjigjur sfidave globale të lidhura me çështje si ambienti, terrorrizmi dhe krimi ndërkombëtar, për të zgjeruar tregtinë botërore dhe për të promovuar marrëdhënie të ngushta ekonomike dhe për të ndërtuar “URA” midis dy skajeve të Atlantikut në fushën kulturore dhe arsimore.
Bashkimi Evropian aktualisht përballet me probleme të shumta të cilat mund të kenë ndikim edhe në procesin e integrimit të Kosovës në BE,e të cilat janë: Politika e jashtme e BE-së Kapaciteti absorbues i BE-së, Kriza financiare e Euros, Tendenca për migrim nga Ballkani Perndimor në BE.
Nga kjo analize arritëm në perfundim që të tregojmë për historikun e BE- së themelimin dhe sfidat e saj, në agjendën e Kosovës, po ashtu treguam se si BE-ja, ka ndikim të madh në vendin tonë me rolin dhe zhvillimet dhe perparesitë e saja. Aspekt tjetër me rëndësi është se Bashkimi Evropian, ka ndryshuar dhe është reformuar më anë të traktateve të ndryshme dhe vazhdon edhe sot e tutje të reformohet. Marrëdhëniet me SHBA ndikuan që edhe BE-ja, të jetë më e fortë në vendimet e saja dhe në kriteret që ka.
Kosova edhe pse e vogël dhe me veshtirësi politike që ka ajo po vazhdon të plotësojë kriteret e saj duke filluar nga ekonomia që posedon kartmonedhën Euro, kjo do të thotë që Kosova është në fazën e tranzicionit ku mund të jetë një anëtare e re në BE-së.