Si ka lindur “festa e 1 majit”

Opinione

Si ka lindur “festa e 1 majit”

Nga: Shkruan: Donika Hoti Më: 1 maj 2016 Në ora: 15:16

Dita e 1 Majit në tërë globin njihet si “Festa Ndërkombëtare e Punëtorëve”, por si erdhi deri tek kjo festë dhe si u shpall si e tillë. Ky manifestim ishte organizuar nga shumica e punëtorëve dhe anëtarëve të sindikatave që u krijuan si një rezistencë për mbrojtjen e kërkesave dhe sigurisë së drejtave të punëtorëve, për mbrojtjen e lirive dhe përmisimin e kushteve të punës dhe jetës së tyre.

Kërkesa e parë publike e punëtorëve ishte respektimi i orarit të punës që protestuan në Australi në vitin 1855. Kjo kërkesë e punëtorëve ishte për 8 orë punë, 8 orë dëfrim dhe 8 orë gjumë. Nga këto protesta punëtorët e kishin dërguar kërkesat e tyre në Illiniosin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që ta miratojnë një ligj në vitin 1866. Kremtimi i 1 majit ka ngjashmërinë e saj të ngushtë me protestat e përgjithshme e të përgjakshme të dhjetëra mijëra punëtorëve të fabrikave të Çikagos në Amerikë në vitin 1886, ku këto protesta njihen në histori si “Kryengritja e Haymarket”. Kulminacioni i kësaj ngjarje kishte arritur me 4 maj, kur policia qëlloi mbi demonstruesit, duke shkaktuar viktimat të shumta nga radha e punëtorëve. Ky manifestim kishte filluar të bëhet masiv dhe më madhështor në të njëjtin qytet dhe në të njëjtën datë të vitit 1887.

Me 1 maj të vitit 1894 në Kanada ishte miratuar Ligji për të drejtat e punëtorëve, ndërsa koncepti i kësaj feste i referohej marshimeve të mëparshme të punëtorëve, që ishin mbajtur në Toronto dhe Otava në vitin 1872. Kjo datë ishte përkrahuar nga miliona punëtorë nga mbarë bota, ku përmes sindikatave dhe partive politike që e kishin fokusuar pozitën e tyre socio-ekonomike.

Në Evropë 1 maji kishte filluar të manifestohet si “Festë Internacionale” në Gjenevë.
Ndërsa në vitin 1890 ishte mbajtur Kongresi i dytë i njohur si“Kongres Themelues i Internacionales”, ku ishte marrë vendimi që 1 maji të jetë “Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve”.

Nga vitit 1891 ishte mbajtur “Kongresi i tretë i Internacionales” në Bruksel, ku u mor vendimi që: Dita e 1 Majit të kremtohet gjithmonë dhe në të gjitha vendet si “Festa e Punëtorëve”, në cilën të drejtat e punëtorëve do të përmisohen, avancohen dhe mbrohen me Kushtetutë dhe me Ligje dhe me Konventa ndërkombtare për mbrojtjen e të drejtave dhe Lirive, të drejtave themelore të drejtave të tyre, kushteve të punës, përmisimit të rrogës mesatare të punëtorëve të garantuar, pushimin ditor, javor dhe vjetor si dhe pushimet e tjera sipas nevojave të tyre si (nevojat shendësore).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat