Kosova ka nevojë për alternativë të pastër qeverisëse!

Opinione

Kosova ka nevojë për alternativë të pastër qeverisëse!

Më: 30 prill 2016 Në ora: 10:25

Kosova nën këtë klasë politike aktuale,gjithnjë po e dëshmon se nuk është aftë ti zgjidhë problemet me të cilën Kosova tashë e 17 po i jetonë.Dëshmi se vendi është në mungesë të një klase politike, e cila do të shprehte gadishmëri morale dhe politik është garnitura dominuese politike,tek e cila asnjëhere nuk ka ndarë vullnet për të kundërshtuar këtë situate të dhunshme, meqë kanë obligim dhe përgjegjësi popullore që të krijojnë mirëqenje të përgjithshme.Peisazhi politik njëmend po e përmbushë plotësisht të papriturën sociale,dhe po e bën të dhunshme pikërisht për vet ato,dhe në këtë kahje dhe mbi bazën e këtyre argumenteve është krijuar përshtypja popullore se garnitura politike më shumë se zotëronë individualitetin e elitën e caktuar asgjë më shumë nuk pretendonë.Në vend të shtetit ata janë priotizuar të kenë pushtetin dhe në mundësi të kësaj ata posedojnë gjithҫka,kësisojë konsiderohen të paprekshëm dhe në ҫdo nivel korruptimi përfundojnë të pakapur.

Kosova s’ka nevojë për njerëzë të konsumuar politikisht,për figura në të cilat pozicioni i tyre politik ka qenë pothuaj në ҫdo formacion aktual politik dhe për njerëz të përfunduar moralisht e politikisht duke mos treguar asnjë rezultat pozitiv gjatë qëndrimit të tyre të mëparshëm.Kosova më shumë se gjithҫka, ka nevojë për kredibilitet dhe qëndrushmëri në një platformë të re politike,e cila përmes strukturës së brendshme të tregojë nivel të ashpër të gadishmërisë politike,ku mbi të gjitha të ishte vurja në zbatim i asaj ҫfarë konsiderohet e nivelit të përgjithshëm siҫ është qeverisja me bazë të fuqishme qytetare,duke mos treguar asnjëhere anime regjionale politike.
Shteti më i ri i Europës, domosdoshmërisht duhët të jetë nën mënaxhimin e një formacioni të ri politike,nëse e duam progresivitetin dhe shënjimin e tij në ҫdo hap,kjo do të ishte alternativë e vetme politike ku e cila do të kundërshtonte peisazhin aktual,që me nivelin e saj praktik e aspak teorik ka fundosur shoqërinë tonë në këtë mjerim të përgjithshëm.
Figurat në një përbërje të pastër si penale,politike profesionale dhe morale do të ishin ilaqi më i mirë ,dhe kjo është dëshmia më e mirë pse ne duhët të kërkojmë ndryshime të përgjithshme të skenës politike njëheresh të kemi edhe mirëmbajtje të nivelit shoqëror,duke e theksuar më shumë të përgjithshmën,universalën.
Kosova në një ushtrim të saj-elitës së re politike,do të mund të e përmbushte shtendërtimin e pambaruar,krijimin e idesë që aktualisht nuk dominon,të hapjës së strategjisë për ekonomizimin e vendit,reformimin e vazhdueshëm të Sistemit të drejtësisë, si bazë fundamentale për luftimin e korrupsionit dhe krijimin e idesë për një shtet me bazë të fort të legjislacionit,si dhe përqëndrimi i tyre në rregullimin e brendshëm dhe të jashtëm të shtetit tonë.Vetëm kështu mund të garantojmë stabilitet juridik,ekonomik dhe social,si dhe të bëhemi njëmend faktor kyq në përcaktimin e ardhmërisë sonë të mëtutjeshëm,siҫ pretendohen integrimet e ndryshme.
Se të qëndruarit në këso stadi ,bëjmë të merremi seriozisht, dhe ndaj ҫdo investimi me rëndësi kapitale të mund të tregojmë pozitivitet të dëshiruar.Mbasi qysh jemi ashtu edhe trajtohemi,kështu të behëmi për tu trajtuar seriozisht,kjo do të ishte esenciale për shoqërinë tonë në përgjithsi dhe për shtetin tonë në veҫanti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat