Një zot e di, si ky popull voton vetëm xhaketat e vjetra?!

Opinione

Një zot e di, si ky popull voton vetëm xhaketat e vjetra?!

Nga: Nga Aleksandër Rrema Më: 28 prill 2016 Në ora: 17:35

Zgjedhjet e para pluraliste në Shqipëri, i fitoi e majta, më pas e djathta e kështu me radhë. Sa herë majtas dhe djathtas është vërvitur topi, por asnjëherë nuk ka qëndruar saktësisht në mesin e fushës. Edhe ndofta ndonjëherë është tentuar të ndalojë në mes, por lojtarët anësorë e kanë marr në administrim topin, duke e drejtuar drejt portës për golin e radhës.

Por në fakt ky gol, ose më saktë portat e fushës së futbollit, janë klasifikuar shqiptarët, të cilëve, si nga ana e majtë po ashtu edhe nga ana e djathtë, goli është nisur për në rrjetë, duke klasifikuar kështu mundësinë për një fitore të mundëshme. Por çfarë janë në të vërtetë ana e majtë dhe ana e djathtë e një ndeshje futbolli !?

Ana e majtë është Partia Socialiste dhe ana e djathtë është Partia Demokratike e Shqipërisë. Dihet që këta dy parti, (më të mëdhatë që egzistojnë sot për sot në territorin shqiptarë) janë të dala nga sistemi Komunist i dikurshëm, që sot klasifikohet me termin diktaturë. Në faktë, diktatura më e madhe po ndodh sot, dhe e dini se ku ? Tek papunësia e shqiptarëve, tek mënjanimi i tyre në proçeset e politikbërjes, tek spostimi i tyre në hapsirat legjislative dhe ekzekutive. Të themi se shqiptarët janë të lirë sot, vetëm se vetëm ngrohen në diell dhe marrin frymë si të pashpresë, a mund t’a quajmë këtë një demokraci të shëndoshë dhe parimore sipas rregullave të perëndimit ? Unë them se jo. Kurrën e kurrës! Dhe i këtij mendimi besoj se nuk jam i vetëm unë, pasi ka me mijëra zëra në qarkullim, që ndofta prej frikës nuk e ngrenë kokën lart për të thënë mendimin e tyre.

Por më saktë le të shpjegojmë se çfarë është topi dhe se çfarë roli luan porta në klasifikimin e politikës në tërsi..: Dihet që topi, janë këta partitë e vogla, që në shumicën e rasteve hapen nga pakënaqsitë e partive të mëdha. Që lojën e bëjnë sikur janë të qendrës, por në fakt deviojnë rrugës drejtë portës. Të thuash se kemi parti të qendrës deri më tani, është sikur të thuash; do luajmë, por topi çfarë ngjyre do jetë, blu apo i kuq ? Natyrisht, këtu nuk mund të futen të gjitha partitë e vogla, përveç atyre që kanë një vizion të qartë për të ardhmen e Shqipërisë, si dhe i kanë qëndruar stuhive dhe mjegullnajës së ujqërve të mëdhenjë. Kemi shembullin e Aleancës Kuq e Zi, ku sulmet para 2013-tës dhe zërat pas 2015-tës thonin se u shkri, u shpërbë, por në fakt ajo ka shtrirje të konsideruar në terren, ku besimi i shqiptarëve për një alternativë më të denjë vjen dita ditës në ritje e sipër. Kjo parti e ka sprovuar vetëveten se di të qëndrojë në mes, di se si të luajë futbollë dhe di se si të mos përlyhet nën këmbët e sëmajtës, apo të djathtës gjithashtu. Pra me pak fjalë, është një top i ngjyrosur mirë me ngjyrat ndërkombëtare pro perëndimore dhe ku në formatin e përbërjes së saj, ka qindra mijëra vija të klasifikuara, si model i një vizioni të qartë për trofe, apo dhe përfaqsimin e ndeshjes në ranget më të larta botërore. Por nuk mund të themi njëherë për njëherë, se ky top, do do jetë po ai top që në lojën e futbollit do i skualifikojë lojtarët si majtas, apo ashtu dhe djathtas njëherazi, apo një e nga një, kjo ngelet për t’u parë në vazhdim e sipër të lojës. Por një gjë është e sigurtë, që ky top, nuk do t’u bëhet peshqesh shqiptarëve për në portë, por një top blind ku kaviljet majtas edhe djathtas, do të thyhen një e nga një, duke mos pasur nevojën e nje kartoni të kuq për të lënë lojën me barrelë…sepse koha e ka treguar dhe po e tregon, se një top i saktë di të skualifikojë “gjigand” dhe pse nga emri, por me ekipe tepër të dobëta, për të mos thënë të vjetra për dhe nga mosha.

Këtë e tregoi Ciprasi në Greqi, Bepegrilo në Itali, këtë do e tregojë edhe Kreshniku në Shqipëri, vetëm kini durim që t’i përjetoni gjërat dhe vullnet të lirë e të pakursyer për t’ju shkëputur rrenave të politikës së vjetër e të kalbur tashmë. Shqipëria do të njohë ndryshime të denja, por vetëm nëse shqiptarët do të kuptojnë qartë lojën e futbollit se si funksionon. Deri atëherë keni kohë o shqiptarë, loja (zgjedhjet) është e afërt, shihemi në stadium si Kuq e Zinjtë e Kombëtares. Mirupafshim!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat