A po fillon shembja e piramidës kriminale të SHIK-ut?

Opinione

A po fillon shembja e piramidës kriminale të SHIK-ut?

Më: 28 prill 2016 Në ora: 11:20

Edhe organizatat e tjera kriminale, më famëkeqe në botë, kanë njohur ditët e ¨LAVDISE¨ së tyre, por edhe ditët e shembjes së piramidave të tyre kriminale. Një fat i tillë, duket se po e prekë, edhe organizatën kriminale vrastare SHIK, e cila ditët e ¨LAVDISE¨ së sajë i ndërtoj mbi vrasjet e personaliteteve politike e shoqërore te Kosovës, zaptimeve e plaçkës, drogës dhe prostitucionit, korrupsionit dhe harraqit, kërcënimeve dhe shantazhit, duke bartur në qafë medaljonin e rrejshëm të çlirimtarëve.

Mbi këto veprime, ndërtoj jete politike dhe sunduese PDK-ja e ish kryeministrit Hashim Thaçi, tani president i Republikës, që në krye te partisë do të pasohet nga shefi i SHIK-ut, Kadri Veseli- LULI, kryetar aktual i Kuvendit të Republikës se Kosovës. Pra një udhëheqje prefekte mafioze e kriminale sikur ajo e mafisë siciliane në Itali.

Pra, për plotë 16 vite, SHIK-u, e shndërrojë Kosovën në parajsë të krimit të organizuar, të paprekshëm nga ¨dora¨ e ligjit. Shpesh herë por edhe tani në opinion qarkullojnë pyetje e nën pyetje se si ka mundësi qe qytetaret e Republikës se Kosovës, i duruan këta zaptues, e aq me keq edhe i votuan.

Kjo mbase është një nga anët më të errëta të sjelljes së qytetarëve konformë demokracisë dhe ndërtimit të shtetit, por edhe kjo nuk mbetët pa përgjigje e as dileme hamletiane, sa do që është apo mund të tingëllon komplekse. Për gjithë këto vite, veprimtaria kriminale e SHIK-ut, u instalua në te gjitha nivelet e pushtetit në Kosovë, që nga koha e UNMIK-ut, duke zaptuar së cilin institucion që nga at të gjygjësinë, të sigurisë e institucione të tjera.

Do të duhet pranuar se faktori ndërkombëtar që ishte determinuese i të gjitha proceseve në Kosovë, që nga çlirimi i saj e deri te shtetësia, u bë i shurdhët dhe i verbër përballë korporatës kriminale SHIK-ut. Dhe kjo u bë fal koperativitetit që po tregonin liderit shtetëror të Kosovës, që vinin nga PDK-ja, e që ishin dhe janë protagonistët e dal nga SHIK-u, në bisedimet politike me Serbinë, bisedime këto që në fillim u deklaruan si teknike për tu shndërruar më vonë në ato politike, të të ashtuquajturit dialog për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

Këtë proces, të gjithë eksponentët e SHIK-ut, e shfrytëzuan për të ndërtuar piramidën e tyre kriminale në Kosovë, duke menduar se po e blinin imunitetin e tyre ndaj ligjit me kooperativistet në këtë proces dhe lëshimet që po i bëheshin dhe po i bëhen Serbisë. ¨Ne e kemi përkrahjen e ndërkombëtarëve, neve na donë Amerika¨ ishin këto parulla të cilët kriminelët si ¨DAJA¨ dhe të tjerët po i mbanin në dorë.

Dhe qytetarët sikur iu dorëzuan kësaj propagande me përjashtime disa lëvizjeve që u manifestuan në kohën e fundit me anë të protestave. Pra, Komandant ¨DAJA¨ Azem Syla, djali i babës, qe nuk arriti te behet dialë i mire, është një nga figurat kyqe të kesaj organizate kriminale, i cili pritet të përballët me drejtësinë, për shkak te bëmave te tij.

Ish komandanti i përgjithshëm i UCK-se, ish Ministër i Mbrojtjes ne Qeverinë e Përkohshme te Hashim Thaçit, i deklaruar ne Zvicër si i sëmurë mendor (i trente), plaçkitës i fondit zviceran për afër gjysme milioni franga. Kjo është vetëm një pjese e CV-se se Komandant Syles, pjesa tjetër përveç se është deputet aktual i PDK-se, është e mbushur me krime nga me te ndryshmet ne periudhën e pas ¨çlirimit¨ te Kosovës nga lufta e komandanteve si Azem Syla,te cilat pritet ti zbardhe drejtësia kosovare.

Një gjë është shume e sigurte, asnjëherë ky proces nuk do te fillonte po te mos kishte presion ndërkombëtar. Pa marrë parasysh, operacionin e EULEX-it dhe Policisë së Kosovës për arrestimin e Azem Sylës dhe grupit të tij si një sipërmarrje kriminale të tjetërsimi të paligjshëm të pronave dhe veprave të tjera kriminale, është një indikacion i mirë dhe shpresëdhënës për qytetarët e Republikës, se më në fund drejtësia do të vihet në vend.

Filloi me Azem Sylen me shpresë se do të vazhdoj tutje edhe me eksponent tjetër të organizatës kriminale të SHIK-ut, deri te kreu i sajë Kadri Veseli, kryetar i Kuvendit te Republikës se Kosovës. C*montimi i kësaj organizate kriminale, do të thotë një fyrmarrje të lirshme dhe shpresë për prosperitet dhe mirëqenie për Republikën tonë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat