'Nuk ka drejtësi. Këtu jemi vetëm ne', dhe EULEX-i që u mbet pa pare!

Opinione

'Nuk ka drejtësi. Këtu jemi vetëm ne', dhe EULEX-i që u mbet pa pare!

Nga: Kimete Berisha Më: 28 prill 2016 Në ora: 10:28

U ngutëm, u gëzum badihava, prej nevojës për m'u gëzu sot dhe gëzimin e sotit mos me lënë për nesër, jemi trullu aq fort sa krejt kemi harru se 'këtu nuk ka drejtësi, këtu jemi vetëm ne'.
Po çfarë drejtësie është kjo, që të akuzuarit për krime të PDK-së, gjithmonë i nxan rreziku të përgatitun.
Kishe policia evropiane nuk e paskan ditë që Azem Syla nuk gjendet në shpinë e tij.
Kush ua han more këto fore!
A nuk e dinë policia evropiane që ne e dimë se policia e përcjellin në çdo hap kurrë pa pushu personin që do ta arrestojnë, një muaj më parë nuk e lshojnë këmbsh.
Nuk ka drejtësi. Deri sot nuk ka pasur.
Nëse nuk pat' drejtësi për viktimat e masakrave të luftës, viktimat e rivaliteteve politike të pasluftës, nuk pat drejtësi për fëmijët e vrarë në luftë, qysh paska mundësi të ketë drejtësi për do toka të bleme.
Lirë, shtrenjtë, me dallavere, pa dallavere, ato toka janë ble me pare.
A duhet të gëzohemi tash që e 'zbuluam' se Azem Syla paska qenë 'kaq kriminel i vogël' që më së keqti që paska ba në jetën e tij, i paska ble do toka me dallavere, në bashkëpunim me do policë serb!
A s'kemi kujtu ne që ai është 'kriminel më i madh'!
A s'është më kriminal se ky i Azem Sylës rasti që kjo qeveri antikombëtare ia fali Malit të Zi 8000 hektarë të Kosovës e nuk u ba nami!
Nëse nuk është krim m'i fal tokën e Kosovës, pse qenka krim m'i ble me pare (lirë) e me dallavere do tokë në Çagllavicë a ku ta di unë!
Nuk ka këtu drejtësi. Kurrë nuk ka pasur.
Presidenti tha dje se 'Serbia ka bërë gjenocid në Kosovë po ne duhet të falim', pra nuk tha që ne duhet të kërkojmë drejtësi, po tha që ne duhet të falim, pa na kërkuar falje. Qe, kaq drejtësi ka në këtë vend të përgjakur, që Presidenti kërkon nga ne të mos kërkojmë drejtësi.
S'duhet të kërkojmë, sepse këtu nuk ka drejtësi, këtu jemi vetëm ne.
E lajmëruan Azem Sylën, 'ik ti se po dojmë me të nxan', dhe si gjithë shokët e tij edhe ai 'iku' nga Kosova nën dritën e diellit.
E dimë këngën përmendsh:
- I kërkojnë kriminelët-po nuk i gjejnë;
- Nëse i gjejnë, i lshojnë të mbrohen në liri;
-Gjatë kohës që mbrohen në liri, kriminelët reflektojnë dhe i pastrojnë (e i lajnë) me pare krimet që i kanë ba;
-Në fund të shfaqjes, gjithmonë mungojnë faktet e mjaftueshme për t'i
vërtetuar krimet e tyre, dhe kështu kriminelët lihen të lirë dhe të pasur!
Nuk ka drejtësi. 'Këtu, jemi vetëm ne, dhe EULEX-i që u mbet pa pare'!
Sepse, sistemi i drejtësisë është i ndërtuar asisoji me njerëz që i shërbejjnë mafisë politike të vendit, me kufoma të gjalla, prokurorë e gjyqtarë që e kanë qelbur këtë vend!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat