Rasti Bojoviq, kisha e UP-së dhe bashkfajsia qytetare

Opinione

Rasti Bojoviq, kisha e UP-së dhe bashkfajsia qytetare

Nga: Shkruan Gentian Shala Më: 26 prill 2016 Në ora: 12:19

Kthimi i gjeneralit serb Bojoviq në vendin e krimit dhe arrestim/lirimi i tij spërfaqi edhe një here pafuqinë dhe mungesën e vullnetit shtetëror për të adresuar krimët e luftës. I dyshuari për pjesëmarrje në krime lufte u lirua nga paraburgimi nga Gjykata e Apelit. Mjaftoj një vërtetim mjeksor i lëshuar nga një mjek në Serbi për të bindur trupin gjykues të shkallës së dytë që të lirojnë ish-gjeneralin, të dyshuar për krime masive në rajonin e Llapit. Më e rëndë ështe padyshim fakti se është arrestuar për kalim ilegal të kufirit.

Sipas KMDLNJ, „gjenerali Bojoviq si komandant i Korpusit të Prishtinës kishte përgjegjësi komanduese dhe politike për këto viktima civile shqiptare : në Prishtinë: 307 të vrarë , 75 të zhdukur dhe 101 vrasje në masë , Lipjan: 159 të vrarë , 18 të zhdukur dhe 28 vrasje në masë , Kastriot – Obiliq: 69 të vrarë , 16 të zhdukur dhe 36 vrasje në masë , Fushë Kosovë : 139 të vrarë , 15 të zhdukur dhe 7 vrasje në masë dhe Besianë (Podujevë ) : 499 të vrarë , 53 të zhdukur dhe 98 vrasje në masë. Nga kjo lë të kuptohet se për shkak të përgjegjësisë komanduese të gjeneralit Bojoviq në komunat ku janë zhvilluar veprimet ushtarake të planifikuara por edhe të drejtuara nga ky gjeneral kemi 1173 të vrarë shqiptarë , 177 të zhdukur dhe 270 të vrarë në masë.“

Ishte shembulli më i keq që mund të tregonte shteti i Kosovës, por jo edhe i vetmi. Vizitat e Dikoviqit, gjeneral serb i dyshuar për krime lufte në Kosovë dhe i dekoruar nga establishmenti politik serb, janë bërë rutinë.

Aq i pafuqishëm karshi presionëve të Serbisë është shteti ri saqë detyrohet të tregton drejtësinë për hir të stabilitetit dhe raportët e mira ndërfqinjësore. Sot, qindra dhe mijëra qytetar të Serbisë mund të lëvizin lirshëm në gjithë hapësirën shengen. Ndër ta edhe shumë pjesmarrës në mizoritë dhe krimët në Kosovë dhe Ballkan. Psikopata dhe dhunues potencial të amnistuar nga shtetit serb mund të pinë kafe në një teras të Parisit ose Bernit sot, madje edhe midis Prishtine, pa u ndier të rrezikuar nga drejtësia. Dyshohet se veriu i republikës është shndërruar në një çerdhë për kriminelat e luftës serb, ku tregtojnë dhe bëjnë biznes edhe me Shqiptarët e Mitrovicës (dhe gjithë Kosovës). Shteti i Kosovës është akoma në pritje të raportit pozitiv, i cili ka gjasa të shndërrohet në kërkesa të reja për plotësimin e kushtëve të reja, të cilat nuk i janë kërkuar as Kolumbisë, shtet i njohur si ndër ekspotuesit kryesor botëror të kokainës.

Autoritetet e Kosovës kanë kontribuar shumë në këtë drejtim duke anashkaluar tërësisht këtë temë aq të ndjeshme dhe të dhimbshme. Shteti ka lënë qindra dhe mijëra shqiptar pa përgjigje për të afërmit e tyre. Ç’e ndaluan komandant e UCK-së dhe politikanët e ndryshëm të përdorin presionin dhe autoritetin e tyre që të vendoset drejtësia për viktimat e luftës ? Ishin të zënë me përvetësimin e pronave. Ç’e ndaloj Kadri Veselin nga 1999 deri në 2008 me SHIK-un të urdhëronte (pseudo)agjentët e vet të lokalizojnë dhe eksfiltrojnë pjesëmarrësit potencial në krime lufte në Kosovë qe dredhën në Lausanne të Zvicrës ? Ishin duke përcjellur ish-burgosurin politik Adem Salihaj. Ç’e ndaloj AIK të bëntë një gjë të tillë tetë vite rresht ? Ishin të zënë me përgjimin e kundërshtarëve politik për logari të strukturave parapolitike. Po, Kryeministri Mustafa ? Ishte i lodhur nga parapërgaditjët e ceremonies megalomane së inaugurimit të Presidentit Thaci. Po, Presidenti Thaci ? Ishte i zënë me zhdukjën e flamurit dardan dhe me përpilimin e planit për (de)kriminalizimin e skenës poltike, sepse nuk kishte kohë dhe guximin ta bënte sa ishte shef i ekzekutivit për shtat vite rresht. Po qytetari I thjesht ? Ishte i zënë duke shijuar një makiato në një teras ose lokal.

Filozofi dhe politikani irlandez i njohur Edmund Burke kishte shkruar se „ Në të gjitha format e qeverisjës, populli është ligjvënësi i vërtet“. Për shembull, qyteti I Pejës ishte ndër vendbanimët më të shkatërruar gjatë luftës në Kosovë, bashk me komunën e Gjakovës. Janë shkatërruar me mijëra shtëpia dhe janë vrarë me qindra njerzë. Turp i turpit është padyshim fakti se janë deponuar më shumë padi penale nga qytetar të komunitetit serb në komunën e Pejës, sesa nga qytetarët të komunitetit shqiptar në gjithë territorin e Kosovës. Niveli i ulët i vetëdijës qytetare të banorit të rëndomët në Kosovë dhe mosinteresimi i tij për të kaluarën e vet shpërfaqë anën e shëmtuar të shpirtit të tij. Ndërtimi i memoriës kolektive dhe kultivimi i kujtimit janë nocione të panjohura në Kosovë.

Mungesa e një muzeu dhe të një instituti një dekadë e gjysmë pas përfundimit të luftës, është dëshmia më tronditëse se ç`trajtimi gëzojnë të vdekurit nga të gjallët në Kosovë. Në fakt, përpos përmendorëve monstruoze ala komuniste të ndërtuara anembanë Kosovës, që janë dëshmia e vetme e luftës ne Kosovë, qytetari nga diaspora dhe turisti i huaj nuk kanë asnjë mundësi të infomohen rreth grave të dhunuara, fëmijëve të masakruar dhe pleqëve të zhdukur.

Më e rënda është se edhe nismat origjinale të ndryshme përqeshën. Për shembull, Azem Vllasi, ish-kryetar i krahinës autonome të Kosovës, kishte propozuar përmes një shkrimi që kisha ortodoske në oborrin e UP-së në Prishtinë, të shndërrohet në nje muze i luftës. Secili qytetar i Kosovës që ka dy fije mend në kokë, ka ditur se do jet vështirë të rrëzohet kisha ilegale e ndërtuar nga regjimi i Millosheviqit, sidomos pas ngjarjëve të vitit 2004. Shndërrimi i saj në muze ishte zgjidhja më e mençur për momentin por propozimi i Vllasit nuk është marrë parasysh. Në vend të saj, është përbuzur me fjalët më të rënda ng pseudopatriotat vitual qe nuk kanë ngurruar të ja rikujtojnë të kaluarën e tij, por asnjë politikan ose qytetar nuk e ka marrë parasysh idenë dhe propozimin e tij. Sot, komuna e Prishtinës do detyrohet sipas gjithave gjasave ta legalizon.

Një dekade pas vdekjës së kasapit të Ballkanit, legalizimi i këtij objekti ilegal është padyshim një fitore e madhe e politikës fashiste serbe, siç janë hyrjet/daljet pa pengesa në Kosovë të Gjuriqit, Vuqiqit, dhe lirimi ekspres i Bojoviqit.

Dhe për këtë, qytetari i Kosovës ndanë një pjesë të madhe të fajit dhe përgjësisë me elitën politike të korruptuar në Prishtinë.

Për ti dhënë një zgjidhje përfundimtare kësaj çështje të dhimbshme, e domosdoshme është vetëdijsimi qytetar dhe ndërtimi i një mendësie të re politike të pakorruptuar dhe atdhetare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat