Glorifikimi dhe dallimi midis heronjve dhe dëshmorëve e dëmton historinë mbi luftën dhe lirinë e Kosovës..!

Opinione

Glorifikimi dhe dallimi midis heronjve dhe dëshmorëve e dëmton historinë mbi luftën dhe lirinë e Kosovës..!

Nga: Nga: Rexhep ELEZAJ Më: 26 prill 2016 Në ora: 09:22

Shtrohet pyetja e pashmangshme; a ka kritere dhe norma mbi bazën e të cilave emërohen heronjtë e popullit, përkatësisht a e ka nxjerr Kuvendi i Kosovës ligjin dhe dekretin përkatës për definimin e statusit moral dhe juridik të heronjve dhe dëshmorëve. Apo, sot e kësaj dite 17 vjet pas çlirimit të Kosovës përcaktimi i epitetit hero vazhdon të bëhet sipas vullnetit të lirë të individëve dhe grupeve në shoqëri..?!

Madje, në asnjë vend të botës ku janë bërë luftëra çlirimtare nuk ka ndodhur që të gjithë ushtarët dhe komandantet të shpallën heronj, dhe kjo e shtron pyetjen e kundërt; çfarë e bën hero një komandat ushtarak që bie në frontin e luftës, kurse një ushtar të thjeshtë, i cili mund të ketë qenë disa herë më i suksesshëm në luftë se sa komandanti i tij, të mos e marrë epitetin e heroit sikur komandanti i tij..?!

Pa dyshim, se kjo është një temë komplekse e cila kërkon studim dhe analiza të mirëfillta, por shtruarja e kësaj teme për shqyrtim, qëndron në shkakun, deri kur shoqëria jonë, qoftë si individë, qoftë si intelektualë, si historianë, si politikanë, si ushtarak, etj, apo si shtet juridik, do vazhdon pa fije frike nga ndëshkimi i historisë për shkak të glorifikikimit që u bëhet disa dëshmorëve dhe heronjve sipas logjikës fisnore, afërsisë së gjakut dhe përkatësisë rajonale, siç ka ndodhur në Kosovën e pas luftës dhe deri më sot, duke bërë dallime deri në marrëzi midis dëshmorëve dhe heronjve..?! Mbase, për këtë që themi mund të sjellën raste të shumta nga cilado anë e Kosovës, ku dëshmorët janë klasifikuar dhe ndarë sipas afërsisë më njerëzit në pushtet, sipas prejardhjes regjionale dhe deri tek shpallja e tyre dëshmorë të kombit, më merita hiç më të mëdha se ata të cilët kanë rënë në të njëjtin front të luftës, por që nuk kanë pasur përkrahje nga askush që të hyjnë në listën dhe grupin e heronjve të “privilegjuar”, duke mbetur në nivelin vetëm të dëshmorit..?!

Mjerisht, kështu ka ndodhur edhe më garën se kush janë aktorët dhe subjektet e para të formimit të bërthamave të para të rezistencës ushtarake, që ka rezultuar se në Kosovë dhe diasporë ka pasur disa qendra dhe grupe politike, ku gjithnjë sipas tyre, ato kanë qenë inicueset apo themelueset e vetme të ushtrisë çlirimtare. Pastaj, sa mund t’iu qëndrojnë fakteve reale se formimi i grupeve të para ushtarake, kudo që ato janë formuar, të konsiderohen embrione të para për formimin e UÇK-së, etj, që kjo formulë nuk mund të jetë e pranueshme, sidomos jo sipas logjikës dhe rregullave ushtarake. Pastaj, sa mund të qëndron fakti, se pesha e një vendimi i dalë vetëm nga dëshira e individëve, krahasuar më legjitimitetin e vendimit të organeve shtetërore, siç ishte vendimi i ministrisë së mbrojtjes e udhëhequr nga kol. Ahmet Krasniqi për formimin e FARK-ut, kjo gjë mbetet të analizohet në të ardhmen..?!

Pra, dukuria e shpalljes dhe e tretmanit të dëshmorëve të rënë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, sipas përkatësisë partiake, ngitja e lapidarëve, diku menjëherë e diku tjetër më vonesa të mëdha kohore, siç është rasti 116 ushtarëve dhe komandantëve dëshmorë të rënë në betejën e Koshares, ku memoriali i tyre ende nuk është përfunduar, flet për një qasje selektive brenda shoqërisë tonë dhe aspak e drejtë, që është ndërmarrë sipas kritereve jo humane, jo kombëtare, e madje edhe si teza shumë përçarëse brenda qenies etnike dhe shpirtërore të popullit shqiptar, që shpeshherë njeriut i shkonte mendja, se a kanë luftuar të gjithë të rënët dhe të gjallët për të njëjtën liri, për të njëjtin popull dhe për të njëjtën pavarësi..?!

Prandaj, tendencat e vazhdueshme që disa dëshmorë dhe heronj të “favorizohen” ndaj të tjerëve, qoftë midis regjioneve, qoftë brenda vetë partive, pa dyshim se kanë çuar pashmangshëm në glorifikimin dhe dallimin midis dëshmorëve, jo se nuk e kanë merituar të gjithë epitetin e heroit, por një “diskriminim” i tillë midis tyre ka rezultuar madje edhe më ndryshimin e rangut dhe peshës reale të tyre, të rolit të aktorëve që kanë qenë në ballë të betejave, etj, duke e ndryshuar dhe falsifikuar vetë esencën e sakrificës, si akti më sublim i një populli për liri dhe pavarësi kombëtare..!?

Ja çka thotë z. Isuf Xhemaili në komentin e tij të djeshëm lidhur më heroit e Betejës së Koshares: “Deri tash ka qenë Agim Ramadani bartës i projektit për thyerjen e kufirit shqiptaro-shqiptar, por tash mbas 16 viteve ua paskan ndryshuar rolet, tash paska ardhur Sali Çekaj. Pse e bëni këtë polemikë, çka iu shtyni më mbaru këso rrenash. Nuk jam kundër Çekajt, por jam kundër rrenave, kjo është një turp..”!?

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat