“Shtabi i milionerëve” pa dy milionerët e mëdhenj, Xhavit Halitin dhe Adem Grabovcin

Opinione

“Shtabi i milionerëve” pa dy milionerët e mëdhenj, Xhavit Halitin dhe Adem Grabovcin

Nga: Kimete Berisha Më: 25 prill 2016 Në ora: 09:41

Tamam deshta me rreh temën se si autorët e 'Shtabit të milionerëve' kanë harru m'i përfshi në dokumentarin e tyre dy milionerët më të mëdhenj të PDK-së, Xhavit Halitin Hajdarin dhe Adem Grabovcin, kur n'ata, ma bëni LIKE në faqe një person me emrin 'Vendlindja thërret'. Beso. S'ki rren. (Kjo ngjarje ndodhi pak më parë, kah ora 8 e mëngjesit).

Kur ia pashë ftyrën e 'skizofrenit patologjik', njeriut që Zvicra e ka vërtetu si t'çmendur, Ali Ahmetit në profil, i thashë vetes, Kimete, oj zojë, nuk ja vlen, lsho teposhtë, diçka kanë ditur ATA që kanë 'harru' pa i përmend në emision milionerët kryesor, shefin e fondit 'Vendlindja thërret', Xhavit Halitin Hajdarin dhe njohësin e kulturës së Sicilisë, Adem Grabovcin.

Lë se ata janë ma të mençur se ti. Kanë gazetë, kanë pare, kanë rreth, e ti veç andrra ke krye shpirti dhe një dëshirë të vjetër për me qenë e paprekshme, e paarritshme dhe e pakompromis.

Lë, mushu mend, se hallku marrin pare për këso punë, e ti punon për qejf të shpirtit, për atë idealin, pa pare, ti marrin shkrimet, i shfrytëzojnë, ua ndërrojnë titujt, askush nuk t'pagun asnjë cent, s'je kërkah hiç, lutju Zotit me t'shliru nga 'rremi i vjetër'.

Pse me rreziku veten e me i përmend gjestet e krimet e Xhavit Halitit, tuj u bazu në raportet sekrete të NATO-s, të KFOR-it, të USA-s, kur i pat ba publike 'The Gardiani'.

Nashta 'The Gardiani' 'rren', veç për inati ka shkru kundra tij, nashta ja kanë inati organikisht.
Çka din ti!

Edhe mos 'rrejt' 'The Gardiani', kqyri ti puntë t'ua, pse ata që ia kanë pa sherrin nuk merren me të, po m'u merr ti që se njeh.

Çka din ti, vet fakti që qe 15-të vjet nënkryetar i Kuvendit s'guxon kush me pyet dyfytyrësinë e tij e tij : A je ti Xhavit Haliti apo Xhavit Hajdari, njeri që ta ka mbajt në dorë SHISH-in, sekretet dhe paret e luftës për çlirimin e Kosovës, mos u merr me të.

Në deklarimin e tyre të pasurisë, Xhavit Haliti Hajdari dhe Adem Grabovci dalin më të pasurit, ama dokumentari 'Shtabi i milionerëve' na e deklaron varfërinë e Kadri Veselit dhe pasurinë e vëllaut të Hashim Thaçit.

Pritojnë gjinja me hy llugave.

Nuk ia vlen me rreziku jetën e me pyet pse Xhavit Halitin Hajdarin raportet e shërbimeve të huaja e përmendin si person që merret me drogë, me armë e me prostitucion, ndërsa i dinë këto gjëra, por e lënë të lirë.

Rrezik.

S'ja vlen m'u marr me një njeri që sidomos tash që u ba Hashim Thaçi president, e Kadri Veseli i pari i PDK-së, u çartë, po xhelozon shumë, ku me ditë çka është në gjendje me ba nga dëshpërimi.

Burri plak kish dukat në vlerë prej 10 mijë euro, thu që është gru, e ka ru qeizin kur u kanë nuse. Viteve të 80-ta kish ble ata dukat për veti.

Paramendo unaza t'vjedhne, zingjir (llanaca) me pllaka e hallhalle. Përndryshe ky John Travollta nuk është që me pas dukat. Është interesant me paramendu kur u shku me ble dukat dhe i ka pshtjell n'mindil.

S'ja vlen m'u marr me të vërtetën, sidomos unë, që nuk kesh e zoja as 30 mijë veta m'i tubu rreth vetes për 4 vjet e gjysmë.

Krejt këta lexues që i kam, i kam tubu rreth vetes me djersë e me mund. Tuj u mundu m'i informu, m'e ju tregu gjana interesante, m'i shti me kesh e me kajt, m'i trimnu, me ju dhanë vullnet e me ju kushtu plus poezi.

Boll jam mundu, po badihava, kur s'e don s'e don.

Dikush ka fat, me fore të lodhta të Hasa e Hyses ia humb lexuesit rrugën n'oborr lexuesit.

Dikush ulet në bahçe midis luleve dhe i merr 30 mijë llajka për një foto.

Ose ulet tipi si gjaja e gjallë para tenxheres me mish e tepsisë me pite dhe e mbërrin 50 mijshin e llajkave.

Ik allaile. S'po jam ngusht ma për kërkon.

S'ja vlen me rreziku veten e me thanë se Xhavit Haliti Hajdari e bën Kosovën vend të neveritshëm për t'u jetuar.

P.S. Bile sot s'ja ka vlejt me i respektu as rregullat gjuhësore, prandaj ja graha qysh deshta vet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat