Kur na vije selameti?

Opinione

Kur na vije selameti?

Nga: Haki Bunjaku Më: 24 prill 2016 Në ora: 21:24

-Pyet inxhja Kumri.

Ndosht ixhes po ju bezdisi,po jam ra në delalet.Kurrëqysh nuk po më del hesapi.Mat jelek po tepron,mat mitan nuk po del.

Kështu po i mas punët e aparatçikëve,secili ma jelen se tjetri.Për dy fjalë ta porosit qefinin.Janë azganue dhe nuk i tutën askujt.Prandaj të vrasin pushkë hekri,sikur me të vra rrufeja për ditë me diell.Kush pe han tungjin me u ba dëshmitar te Specialja.

Inxhës po Amerika kot ka luftue për ne në Kosovë se a po bindeni që „azganat“tanë tash po luftojnë me krejt botën .I nteket njeriut të bëhet kryeministër dhe kah i vie „kysmeti“nuk po dihet,por ai po bëhet.

I nteket tjetrit me u ba president dhe „kysmeti“ i vie për ditë me diell e bëhet.Nuk I rrespekton rregullat juridike dhe as ato demokratike,sepse të huajve të akredituar në Prishtinë ua kanë verbue sytë me pare.

Tjetri,inxhës nga burgu drejton komunën e nuk guxon kush me ia luajt tertikun,se….dihet epilogu tragjik.

Dërzhavë e banditëve dhe nuk ka shenja përmirësimi.

Ja duhet me intervenue Amerika me marincat,ja ne duhet të kemi durimin e gjatë pesëdhjetëvjet(kush ka ymër me prit deri sa të vdesin).

E pastaj me startue nga demokracia dhe nga rrespektimi i ligjit.Po inxhja po frikohet që lënë pasardhës e puna prapë na shkon huq.

Ni Mese nga Inxja Kumri
Në ni katun ishte qëllue ni prapështan që i zbulonte të vdekurt dhe ua merrte teshat e i lente cullak.Katuni marrin venim dhe e përzan prej katuni,por ai kishte lënë ni djalë që zbulonte të vdekurit,ua merrte teshat dhe ashtu cullak ua fuste nga ni hu në bythë.

Katuni thanë ta kthejmë atë të parin se ai kanka kanë lulë kundraj të dytit.

A ban vaki kjo punë?!!

-Po hy pak llugave,po falmna kabahatin…

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat