Kryeministër, mbylle facebook-un

Opinione

Kryeministër, mbylle facebook-un

Nga: Shkruan: Faton MEHMETI Më: 24 prill 2016 Në ora: 19:42

Me të marr postin e kryeministrit Isa Mustafa, i’u rrek facebookut-ut, për të shfryer gjithë mllefin ndaj oponentëve të tij. Cak i tij i parë drejt së cilit hodhi shtizën ishte Akademiku Rexhep Qosja, pasi u mundua të relativizonte figurën e Qosjes, Isa mori bajraktarizmin e mbrojtës se Presidentint Rugova nga “ baltosja e Qosjes ”. Figura e Presidentin Rugova duke qenë kolosale karshi Ises, e bëri këtë të fundit të dukej sa komik aq edhe i mjerë. Besoja se gjuha arrogante e Ises, tani në postin shtetëror , do ishte më e matur doli të ishte veç një dëshirë dhe asesi realitet. Duke e quajtur “rrenc” i propozoi Akademik Rexhep Qosjes që të shkojë tek psikiatri, mbase nga entuziazmi i madh në cilësinë e “ eksperit ” të tekologjisë, s’mundi dot të kontrollonte fjalorin e tij .

Isa i ngarkoi vetes misionin që të i’u mësoi botës si duhet përdorur tekonologjia, Ai ka mbajtur një ligjëratë në Oxford University ku ka folur para studentëve të teknologjisë për mënyrën e menaxhimit të rrjeteve sociale., saktësisht në përdorimin e rrjetit social Facebook , ku kishte dhënë disa këshilla sesi të editohet një status dhe sesi të manipulosh me statusin tënd në Facebook.Në fund shprehu shqetësimin se si Facebook-un që ka lënë mundësinë që të shihet historia e përmirësimeve në te.Këtë shqetësim jo më kot e shprehu, pasi kryeministri shpesh herë është tërhequr nga ato që kishte shkruar . Në njërin prej postimeve Isa ofendoi shumë rëndë gratë kosovare që sipas tij po “kullotnin fonde të ndryshme”,. Për shkak të gabimeve të njëpasnjëshme që bëntë në Facebook, ishte detyruar që për një periudhë ta mbyllte Facebookun. Më saktësisht një status i tij, kundër kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj, ku e akuzoi për rastin e Radoniqit, kishte bërë që Isa të tërhiqet për një kohë nga rrjetet sociale. Para se të mbyllte facebook-un, Isa postoi këtë status “Ma kanë shtruar edhe disa miq të mi. Është një çështje për të cilën duhet të mendohet. Në politikë gjithmonë duhet të mendohet në mbrëmje e të nesërmen të jepen qëndrimet.

Emocioneve duhet t’ju japësh kohë që të flenë, të pushojnë dhe që të mos jepet përgjigja në hapin e parë, meqë ka mundësi që të jepet edhe në hapin e dytë e përmes mënyrave të tjera”, kjo deklaratë e kryeministrit erdhi si pasojë e siç thuhej të rritjes së numrit të sulmeve ndaj llogarisë së tij, dhe se kjo llogari do të çaktivizohet deri në rritjen e masave të sigurisë. Isa nuk i’u ka dhënë kohë emocioneve, dhe pikërisht për këtë edhe disa herë e mbylli llogarin e tij në facebook. Do të ishte normale që faqja zyrtare e kryeministrit të sherbente për komunikim me qytetarët e jo rritje të tensionimit të klimës politike të kryeministrit me oponenetët e tij politik, veçanërisht me opozitën.Gjuha arrogante e tij ka thelluar divergjencat mes partive politike në vend, ka irrituar edhe qytetarët e vendit , të cilët largoheshin nga Kosova për jetë me të mirë, Isa irinizonte “ po ikin nga vendi me Iphona ”.

Këto deklarata kanë bërë që kryeministri nuk po arrin dot të mbledhë shumë ndjekës në facebook. Kjo pasi që, ai është detyruar ta rihapë një faqe krejt të re, me arsyetimin se i është keqpërdorur faqja e mëparshme. Që ta rrisë aktivitetin dhe me shënimet e tij të mbërrijë tek një audiencë sa më e gjerë, kryeministri ka vendosur ta përdorë një strategji krejt ndryshe. Ai ka nisur t’i sponsorizojë postimet e faqes, në mënyrë që ato të arrijnë te sa më shumë persona. Gjithësesi, as kjo s’po i jep shumë shpresë, pasi deri më tani, ai ka marrë vetëm dy mijë e dyqind pëlqime, kjo edhe ka bërë që mos të jetë shumë akive në facebook, pasi Isa vetëm kur nuk bënë asgjë e bën mirë,në këtë sens kam një porosi shumë të sinqertë…Kryeministër, mbylle facebook-un…

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat