Ndërrimi qasjës, mundësi zhvillimi!

Opinione

Ndërrimi qasjës, mundësi zhvillimi!

Nga: Arsim Haziri Më: 24 prill 2016 Në ora: 17:39

Shikuar racionalisht,si dhe mbi bazën e asaj se ҫfarë elementesh pozitive mund të ofroj një situatë shoqëroro-ekonomike ,si dhe në mundësinë relevante që mund të krijojë ajo ,që moti ka qenë domosdoshmëri për tu ndryshuar.Meqë frytet e saj do të ishin mjete për të siguruar ekzistenc vitale për gjithë strukturën e brendshme.Ajo që shënon dominantizëm të përgjithshëm thuaja të përhershëm e që është situatë e rënd,ka kohë që jetesën e vet e vazhdon pa asnjë hezitim anipse është totalisht e dëmshme.Sot,po të iu referohesh sociologut të famshëm Herbert Spenser,kur flet për mbijetesën në mes të adaptuarve, që nënkupton se një zbatim i teorisë së tij theksueshëm shprehet në Kosovë.Është e pavërtetë përshtypja e përgjithshme si dhe mbrojtja me ҫdo kusht e frazës së famshme”Kosova shënon neglizhencë të theksueshme në ҫdo institucion politik”!!

Në kahje me atë siҫ shprehet ekziston edhe realiteti shumë dominante e i përshtatshëm për pjesën dërrmuse të shoqërisë dhe,i pakundërthënshëm ,pasi mënyra siҫ shprehet dhe gjitha sasia e qeverisjeve gjenë hapsirë të konsiderushme për të mos u kundërshtuar asnjëhere .Kjo rrugë apo mentalitet shoqëror në asnjë moment nuk gjenë hap kundërshtues, meqë realiteti si send i ekzistueshëm është përshtatshmëri totale për gjithë shoqërinë,dhe në ҫdo deklarim qytetar është i gabuar përkufizimi se Kosova shënon momentin më të rënd në ҫdo fushë.”Se po të ishte,nuk do të ishte”,kjo mendoj se do duhej të ishte thënje e cila do duhej në mënyrë strikte të e përcjellë secilin individ si trup që përveҫ që mendon është edhe në gjendje të e krijojë hapsirën ,kur mendon se është i përshtatshëm për ekzistencën dhe planet e veta racionale.

Si ka mundësi që e tërë shoqëria e përgjithshme,ose i tërë mekanizmi shtetërore të mendoj për një shtet me nivel të plot të avancimit ,që të jetë i denjtë dhe nevojshëm për tërë mirëqenjën sociale,dhe të mos bëhet në asnjë moment?Cfarë përkufizimesh mund të ketë argumenti shumë valid e i dominueshëm fizikisht kur shprehet se “Kosova s’do të jetë pjesë e qeverisjes pozitive dhe e përshtatshme për trupin e saj,pra atë të trupit publik”? Janë disa nga paradokset që pjesa dërrmuese jeton me ato,dhe përtej paqartësisë publike që krijonë, ajo po ndikon negativisht në përcaktimin e të ardhmës së të individit ashtu edhe të kombit shqipëtar në veҫanti.

Të mos harrojmë,se vetë ne jemi pjesë e krijimit të kësaj situate,se vetë ne e kemi pranuar me lehtësi e dashamirësi dhe pa asnjë ndjenjë kundërshtimi, duke menduar njëmend sa të paarritshëm jemi në krijimin e kushteve të përgjithshme dhe të përshtatshme sociale.

Kosovarët ,pra duke iu referuar asaj ҫfarë pashkëputshëm po ekzistonë,si dhe asaj që përditshmërisht po shprehet siҫ është shoqëria jonë, konkludojmë mjaft argumentueshëm se jemi në vetë fajtor,pra jemi për të mos u përshkuar prej një sundimi të paanëshme ligjore,jemi ne për të mos u udhëhequr prej një krijimi dhe stabiliteti të fuqishëm ekonomik,si dhe jemi ne për të mos pasur asgjë me karakter pozitiv e nacionale, pra jemi vetë ne mekanizmi i cili i’a ka krijuar mënyrën egër tjetrit që ai të vendos në ҫfarëdo mënyre për jetesën tonë .

Jemi ne,që pas gjithë atyre viteve që aspak nuk ndërrojmë qasje subjektive në raport me atë ҫfarë rrezikshëm po na krijonë,jemi po ato individ që pretendojmë të ia ndimojmë qeverisë krijimin e shpejtësishëm të individualitetin,duke e theksuar në masë të madhe po atë, pra veҫantinë njerëzore.

Në bazë të asaj se ҫfarë ngushtësisht shprehet,si dhe në krahasim të ashpër me situatën tek e cila shoqëria është gjetur jashzakonisht dëmshëm ,ne mund të ndërrojmë qasje dhe njëheresh të mendojmë në pikëpamje se siҫ na nevoitet neve,si shoqëri,pra të ndërrmarim veprim dhe të sjellë vitalitet shoqëror e shtetëror e jo të vazhdojmë me të njejtin ritëm të përcaktimit tonë.

Gjithkund është shoqëria e cila krijonë hap dhe mundësi fundamentale meqë nënkupton forcë dhe racionalitet të i ndërtoj mekanizmat serioz e të besueshëm dhe të ia besoj ndërtimin e jetës së përgjitshme të bazuar në mundësit që i posedon.Shoqëria është pikërisht ajo që përcakton nivel kredibil e për arsyeshmërinë universal,si dhe se kush do i lëvizë krahët e pushtetit dhe në ҫfarë mënyrë do i lëvizë,kjo mirret edhe si obligimi shoqëror pasi pjesë e një qeverisje të ҫfardoshme do të jetë shumësia e saj.

Shoqëria të pretendoj krijimin e qytetarisë aktive,shoqëria të e mendoj situatën politike të përshtatshme për vetë trupin e saj meqë jetësohet pikërisht prej mënyrës siҫ qeverisja shprehet.Po pikërisht ajo të jetë për shtet me sovranitet,shtet i kompletuar pozitivisht në kuptimin e shprehjës së fuqisë së saj në ҫdo cep dhe jo të krijojë selektizën provincial .

Vetëm në këtë kahje,mund të krijojmë përshtatshmëri ekonomike e juridike,nga e cila edhe shumica e shteteve me orientim perendimore e posedojnë.Shikuar racionalisht,mbi atë nën të cilin e tërë shoqëria në ҫdo pikëpamje është ngulfatur,nënkupton papërshtatshmëri dhe si rezultat i kësaj qeverisje prandaj po e kemi edhe këtë shfaqje të rënd që dorën në zemër po bën shumë negativitet të madh.Të e ndërrojm qasjen ideore ndaj aktualitet për të e bashkërenduar më pastaj në nivel praktik,që do pasohej me krijim të situatës që do të ishte mundësi për shumë mundësi.Të ndërrojmë për të ndalur se kur të ndalim mund të ia dalim,kjo është edhe shprehja që do duhej të jetë më praktikja,nëse duam shtet me zhvillim të qëndrushëm ligjor e ekonomik.Ndërrimi i përceptimit dominant pasohet prej ndërrimit të bindjes qytetare,siҫ ҫdo herë është dashur e asnjëhere nuk është realizuar.Se përceptimi më i detalshëm i shprehjes fizike të situatës,krijonë edhe rrugëtim serioz dhe kredibil si për vetë shoqërinë ashtu edhe për shtetin si mekanizëm efektiv.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat