Hillary Clinton, duket se është në rrugë të mbarë, për të fituar emërimin e Demokratëve……..!

Opinione

Hillary Clinton, duket se është në rrugë të mbarë, për të fituar emërimin e Demokratëve……..!

Nga: Beqir SINA - New York Më: 24 prill 2016 Në ora: 16:26

PHILADELPHIA PA: Clinton fitoi një primare-fillimore, një javë më parë në votimet e Partisë Demokratike në Nju Jork, të martën më 19 Prill, nga ajo që duket të jetë në lidhje me një pikë diferencë 15 përqind. Ndërkohë, që në përgjithësi, rezultati i saj në Nju Jork, u përputh edhe me sondazhet parazgjedhore. Ky ishte një rezultat “shkatërrues” për fushatën Sanders, rrugën e tij për emrimin në Partinë Demokrate.

Rezultati, i Clinton në Nju Jork, pothuajse me siguri u tha se e siguron atë, ish- Sekretaren e Shtetit Hillary Clinton, se do të mundë Senatorin 76 vjeçarë nga Vermonit, Bernie Sanders, në numërimin e zgjedhur të delegatëve, pasi votat demokratike përfundimtare do të numërohen në mes qershorin.

Clinton, vjen në votimet e së martës në 5 shtete, Pennsylvania, Maryland, Connecticut, Delaware dhe Rhode Island me 205 delegat më shumë, pra e “blinduar” thanë analistët e këtyre zgjedhjeve.

Kjo, do të thotë, simbas tyre se sigurisht, Sanders ka më shumë nevojë, se sa Clinton, për të i “kapur” të gjithë delegatët në 5 shtetet e vargut East coast - Bregut Lindor të SHBA. Në mënyrë që të bëjë këtë, ai jo vetëm se i duhen për të fituar edhe 5 shtetet e së martës, që të arrijë numërin më të mëdha delegatëve, por atij i duhen edhe votata popullore, për shkak të rregullave proporcionale e ndarjes, së votave, që demokratët përdorin në zgjedhjet paraprake, brenda Partisë Demokrate.

Në fund të muajit të kaluar, një sonadazh presitigjoz, këtu në New York, e kishte llogaritur, senatorin, Sanders se ai kishte për të fituar Nju Jorkun në 9 zonat elektorale, për të siguruar delegatët që të mbetej në rrugën e duhur për emërimin në Partinë Demokrate.

Por, në vend të kësaj, Sanders, e humbi shtetin e New Yrokut, me rreth 30 delegatë, ose më shumë se aq. Kjo, është gati e barbartë me 40 delegatët ose më shumë që ka Montana, ku pritet të jetë një tjetër shtet i fortë për Sanders.

Mbas humbjes së Sanders-së në Nju Jork, do të thotë se ai duhet të bëjë edhe më të mirën, e tij, atë që ai mundet të bëjë në garat e ardhshme, pikërisht, për të fituar delegatët, sidomos, ku pikë kyçe, sipas analistëve të këtyre zgjedhjeve, është e marta në votimet nënë shtetet e Komunuelthit - Commonwealth, në Pennsylvania, Maryland, Connecticut, Delaware dhe Rhode Island. Pra sipas tyre kjo ose do të jetë e “Marta e madhe! ose e Marta e zezë!”, për të “mposhtur” Clintonin, në emrimet brenda partiake.

Më konkretisht, ai do të duhet, të mbërthej diku deri në 59 për qind të delegatëve të zgjedhur, të mbetura këto si shanc, për të eliminuar deficitin e tij, ndaj Clinton - e cila ka nevojë për 57 për qind, para se të bëhet fituese atë natë, në pesë shtete të Bregut Lindor.

Kjo, do të thotë se Sanders, ka “jashtëzakonisht” nevojë, dhe shumë punë, për të fituar sidomos një shtet si Pennsylvania, ku simbas sondazheve të deritanishme, Clinton, thuhet se ka 14 për qind më shumë se Sanders,(Sanders, është prapa në mesataren e votimit Pensilvanisë me 14 pikë, përqindjeje.)

Në të vërtetë, matematikisht, fare thjesht, nuk duket se votimet e së martës, më 26 Prill, nuk janë aspak në anën Sanders, edhe në garat e ardhshme, për në shtetet e mbetura deri në West coast, ku votimet mbyllen me Californinë, e cila, ka edhe numbërin më të madh të Delagateve dhe votave popullore në të gjithë SHBA .

Përveç se në Pensilvani, Senatori 76 vjeçarë, socialisiti amerikan Bernie Sanders, i pavaur nga Vermonit, që voton gjithmonë për Demokratët në Senat, është prapa në sondazhe, edhe në tri shtete të tjera me diferenca të mëdha mes delegatëve. Ai është poshtë me 23 pikë në përqindjeje në Maryland - , thanë, sot vëzhguesit e votimeve.

Kështu, që po simbas analistëve të këtyre zgjedhjeve, e vetmja shpresë e kandidatit Bernie Sanders, tani për tani ka mbetur ajo që shikohet si më e rëndësishmja, e këty votimeve. Është, mbyllja në Kaliforni, në Maj, ku atij i duhen pa tjetër “për jetë, a vdekje”, për të fituar 13 për qind në Kaliforni, ku ai e ka të nevojshme për të fituar me 15 pikë.

Mirëpo, e thënë pak më thjesht, komentuan sot në komentet e tyre, pothuajse të gjithë analistët e këtyre zgjedhjeve, që po debatojnë, sot në programet e mëngjesit, pothujase në të gjitha emisonet e kanaleve televizive, emisionet politike “Talk Show”, në SHBA, se :” Sanders, nuk mund të fitojë emërimin e Partisë Demokrate, pa ndodhur ajo që ndonjëher të bën të kënaqur “një mrekulli e vogël" - “minor miracles do sometimes happen”.

Ndaj, kjo nuk do të thotë, thanë ata, se Sanders, nuk do të vazhdojë garën për të bërë fushatë, dhe vazhdojë garën deri në fund, duke shpresuar për ato mrekullitë e vogla, që ndonjëherë priten të ndodhën; ‘Hey You never Know !” thonë amerikanët.

Teksa, mediat më prestigjozet, sa po vjen edhe po lakojnë atë që thirret në këto votime “Plani B”, e cila thuhet se mbetet strategjia e fundit e Sanders, dhe “Karta e fundit” e Asit nën mëngë, për t’i marrë ndoshta Hillary Clinton, Super delegatët, ose t’a hedhi “çështjen” në Gjykatën Kushtetuese, me votta popullore për ndarjen e tij nga Partia Demokrate, dhe t’i rrëmbej asaj votuesit që e kan votuar deri tani atë, sidomos të rinjët e të rejat dhe të pavendosurit .

Kjo është një “çështje” shumë delikate për t’u diskutuar edhe e pa parashikueshme, thanë komenmtatorët, sot, e cila duket së është e vetëme, një arsye që duket shumë larg në horizontë, nga që fushata Sanders, është duke folur shpesh her se do të mbetet vetëm me shpresën Superdelegatët!.

Si konkulzion, mendojë se nëse, kandidatja, Demokrate, e cila ende edhe ajo nuk ka marr mbështetjen e Partisë Demokrate, ish Sekretarja e Shtetit Hillary Clinton, i merr Senatorit Bernie Sanders, gjatë votimeve, të martës në 5 shtetet e vargut të Bregut Lindor (Pennsylvania, Maryland, Connecticut, Delaware dhe Rhode Island), të martën, (26 Prill), garën për emrimin mes Republikanëve dhe Demokratëve për votimet brenda partiake - (primary të kandidatëve për president në zgjedhjet e nëntorit), të këtij viti, diçka kemi të sigurt, se qysh tani ne si votues, mund të shohim emërimin e saj partiak, i cili më pastaj, pothuajse, simbas komentatorve të këtyre votimeve, me siguri do të jetë kandidatja e parë në historinë e zgjedhjve, për President në SHBA.

Kongresmeni i Westchester Countyt, në New York, miku i madh i shqiptarëve, në Washington, Elliot Engel, u tha mbështetësve, të përbërë kryesisht nga shqiptarët e Amerikës, në votimet në New York, se :”Hillary Clinton, ka për të shërbyer New York , më mirë dhe do të bëjë punën si një presidente e madhe e SHBA . Zgjedhja e saj si presidente, thotë Engel do të jetë një moment historik, për Shtetet e Bashkuara.”

Me Hillary Clinton-in, si presidente, shqiptarët do të kenë në Shtëpinë e Bardhë mikeshën më të madhe të tyre, ka deklaruar Engel.

“Hillary Clinton, është shprehur kongresisti Engel, i njeh personalisht shumë individë, veprimtarë në komunitetin shqiptaro-amerikan. Ajo i njeh më së miri që të gjitha çështjet e politikës së jashtme, që kanë të bëjnë me shqiptarët. Unë jam dëshmitar për këtë, sepse kam diskutuar personalisht me të, shpesh lidhur me shqiptarët. Hillary Clinton, gjithmon ka biseduar për tema që u interesojnë shqiptarëve, edhe me një numër veprimtarësh të këtij komuniteti”.

Më tej ai i ka kujtuar shqiptarëve, se të mos harrojmë se ishte presidenti Bill Clinton ishte ai që i shpëtoi shqiptarët nga masakrat e regjimit diktatorial serb të Sllobodan Millosheviçit në vitin 1999, duke udhëhequr fushatën bombarduese të NATO-s. Hillary Clinton, tha ai ishte përkrah tij, kur merrte ai ato vendime të rëndësishme dhe është shumë e ndërgjegjshme për arsyet dhe rëndësinë e atyre bombardimeve.

“Hillary më ka thënë personalisht, tregojë Engel, se ka ndërmend të vazhdojë veprën e bashkëshortit për Kosovën, kur të bëhet presidente e Amerikës. Ajo, është mbështetëse e vendosur e pavarësisë së Kosovës, e të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni, e në Malin e Zi. Hillary, është nxitëse e forcimit të mëtejshëm të marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat