Vetëm bashkimi me Shqipërinë ndoshta do ta shpëtonte këtë vend!

Opinione

Vetëm bashkimi me Shqipërinë ndoshta do ta shpëtonte këtë vend!

Nga: Kimete Berisha Më: 24 prill 2016 Në ora: 15:11

Babo-babo, flasin politikanë e gazetarë shqiptarë për idenë e bashkimit kombëtar me Shqipërinë, si me qenë kryeçetnikë të Serbisë.

Deri edhe Atifete Jahjagës i ka pas ardh dita me quajt idenë e bashkimit shqiptar, si ide të shekullit të kaluar.

Ide e shekullit të kaluar oj zojë ishte edhe ideja për zbulimin e rrymës, zbulimin e poqit elektrik, zbulimin e telefonit...

Ide e dhjetra shekujve të kaluar ishte edhe ideja për Zotin.

E, për t'ia dhënë vulën 'primitivizmit' të atyre që mendojnë se bashkimi kombëtar është 'ide e mirë' e citojnë Ismail Kadarenë, i cili e quan këtë ide 'gogol'.

Ama nëse kjo ide do të realizohej, ai do të dinte t'i binte pishman, qysh e ka zanat ta rishkruaj biografinë e tij, siç e shohim duke i tërhequr fjalët për secilin njeri që i ka thënë, përveç për Enver Hoxhën, që i kishte kushtuar vjersha lirike e intime, si me pas qenë Xhulijeta e tij.

Nëse Albin Kurti krejt çfarë flet e ka keq, veç kur flet për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, e ka mirë.

Bashkimi kombëtar, nuk është më vetëm nevojë patriotike, por kjo ide duket të jetë e vetmja mënyrë për të mbijetuar.
E vetmja mënyrë për të shpëtuar nga zhbërja ky vend i korruptuar dhe i kriminalizuar.

Pra, bashkimi kombëtar është nevojë për të mbijetuar, nuk është më vetëm nevojë patriotike.

Pra, një vend i vogël dhe i varfër si Kosova, që mbahet peng nga disa familje të pushtetshme, ku prej çerdheve të fëmijëve e deri në institucionin e fundit, çdo gjë është e korruptuar, dhe ku nuk ka drejtësi për të varfrin, për të ligun e për të pakrahun, vetëm bashkimi me Shqipërinë ndoshta do ta shpëtonte këtë vend.

Por, njëherë për njëherë s'kanë çka mërziten ata politikanë dhe ata gazetarë shqiptarë që natë e ditë punojnë për bashkim me Serbinë, sepse sot ti e ke gati të pamundur ta gjesh një shok në Shqipëri, e lëre më të bashkohesh si shtet me ta.

Nuk të duan. Nuk të pranojnë. Hiç mos u tut.

Ani kur i dëgjon socialistat e mykur kah e thërrasin njani tjetrin shokë dhe shoqe, haj ku-ku nanë...në një vend ku njeriu nuk ka kurrëfarë vlere, as nuk mund të ketë shokë, nëse nuk ka pare. Në një vend ku paraja është Zot.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat