Në 15 vjetorin e vrasjës tinzare të heroit të Demokracisë Ismet Rraci

Opinione

Në 15 vjetorin e vrasjës tinzare të heroit të Demokracisë Ismet Rraci

Nga: Haki Latifi Më: 23 prill 2016 Në ora: 16:05

Apo… pafuqia e drejtësisë institucionale shtetërore për përballjen me kriminelët dhe vënja e tyre para drejtësisë deri në ditën e sotme pas 15 vjetëve në të cilën me vrasjen e ish kryetarit të Degës së LDK-së në Klinë dhe kryetarit të KK të Klinës Ismet Rracit ishte vra demokracia, ishte vra besimi i popullit, vota e tij dhe kjo domosdo se mbetet nga veprat me makabre dhe më qyqare të armiqëve të shqiptarëve dhe vet Kosovës. Ndërkaq, jeta dhe vepra, fytyra patriotike e Ismet Rracit një fanar i pashuar i patriotizmit dhe sakrificës, i përkushtimit dhe kontributit, i vetëdijes së lartë prej intelektuali e burri që nuk kurseu asgjë asnjëherë për interesat madhore të popullit që i takoi do të kujtohet me pietet dhe krenari tek familja, qytetarët që i dhanë besimin për t'i udhëhequr me dinitet si dhe bashkëpunëtorët që e përkrahën në çdo hap për të punuar për të mirë vendit dhe në shërbim të qytetarëve. Me kontributin e tij ai ngriti lart edhe krenarinë e qytetarëve të Klinës dhe mbarë Kosovës, i cili vërtet duhet të krenohet me bijtë e devotshem si Ismet Rraci.

Moszbulimi i krimeve dhe aktorëve të tyre apo urdhëdhënësve të tyre gjer më sot në një shoqëri dhe nga institucionet shtetërore është i pa kuptimtë dhe zhgënyes!!! Dhe, pa zbulimin e aktorëve, juridikisht mbesin enigmatike edhe motivet, ndonëse faktikisht motivet e kriminelëve dhe krimeve si vrasja e Ismet Rracit për opinionin qytetar shqiptar janë të mirënjohura.

Ish kryetari Ismet Rraci ishte njeri i veprimtarisë se paepur kombëtare, njeri i vlerave kombëtare e politike dhe autoritetit të lartë, bartës i besimit që e kishte fituar nga populli, njeriu që kishte fituar besimin më të madh nga elektorati, të shprehur formalo­juridikisht në zgjedhjet e para demokratike e të lira si dhe ishte bashkëpunëtor i Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova.

Lavdi dhe i perjetshëm qoftë kujtimi për jetën dhe veprën e Ismet Rracit!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat