Mos bëj-hop pa e fituar pushtetin!

Opinione

Mos bëj-hop pa e fituar pushtetin!

Nga: Dibran Demaku Më: 23 prill 2016 Në ora: 12:22

Gjithçka u bë e qartë,gjithçka doli në shesh:Synimi i opozitës aktuale në politikën kosovare nuk paskan qenë marrëveshjet e dëmshme për Kosovën-Asociacioni i komunave me shumicë serbe në Kosovë si dhe demarkacioni me Malin e Zi,ashtu siç i proklamoi për muaj me radhë kjo opozitë,por marrja e pushtetit.Dhe këtë e tha shkoçur e qartë Albin Kurti,kur deklaroi se çarja e opozitës aktuale ndodhi për shkak të postit të kryeministrit?!Një degradim të tillë të opozitës aktuale kosovare nuk e ka pritur askush në Kosovë e më së pakti ata simpatizues e përkrahës të kësaj opozite,të cilët muaj me radhë renden nëpër protesta kundër pushtetarëve aktualë?! Por pas deklaratës së drejtëpërdrejtë të Albin Kurtit,vështirë se mund t`i besojë më kush kësaj opozite dhe vizavi kësaj vështirë se do t`i shkojë kush prapa!

Pas kësaj çarjeje të opozitës dhe pas bërjes me dije shkakun e kësaj çarjeje,pushteti aktual,çfarëdo qoftë ai,do t`a ndiej vetën komod dhe të sigurtë në veprimet e tij,sepse opozita e përqarë si mos më keq nuk do të mund t`a pengojë më.Ky është një lajm i keq,madje tepër i keq për demokracinë në Kosovë!Çfarëdo hapi që do të bëjë opozita aktuale,qoftë kështu siç është e troshitur në momentin aktual apo edhe nëse ribashkohet sërish,vështirë se do ta fitojë më besimin e popullit të Kosovës!
Posti i kryeministrit të vendit e pat çarë edhe “VLAN-in” apo “LVAN-in” e famshëm,posti i kryeministrit e çau edhe “VAN-in”e tashëm e mund të ndodhi që ai të çajë edhe kolaicionin e tashëm“AN“?!

Opozita aktuale kosovare e humbi hapin duke treguar synimet e veta ende pa e fituar pushtetin.Kjo të kujton atë të famshmen e popullit:-Mos bëjë hop pa e kapërcyer gardhin?!Opozita aktuale kosovare bëri Hop-pa e fituar pushtetin?!...Mos bëj-hop,pa i fituar zgjedhjet,se pastaj të ndodhin shkapërderdhjet?!...

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat