Llafe të inxhes Kumri

Opinione

Llafe të inxhes Kumri

Nga: Haki Bunjaku Më: 22 prill 2016 Në ora: 22:45

Ngoni knena,pasha mue e pasha juve dhe pasha kryet(bosh) të liderëve tanë;se politika po sillet në rreth,si në cirkusiadë.

SHTESË:

Halla Refë më bën me dije se Hashimi,para se të hyp në fronin e presidenti,I paska vizitue tyrbe e shehlere.Dr.mulla Shefqetin,nuskën e të cilit e paska në qafë.Por,hajrin më të madh ia paska pa Burdushit.

(Mos i shpërndani këto shpërndani këto të thëna të pa konfirmuara!-Inxhja Kumri.)

Tokrrombledhës u bë me(pa) meritë Hashim Thaçi.Ani de,po kjo nuk varet prej meje,po prej argatëve mjerana të Isa Mustafës,të cilit shpejt kini për t`ia ndie vërmën.

Hashimi u akomodue mirë e tash,si i thonë fjalës(se po më vie marre):-Kceva rekën ta…. Kalin.

A bën vaki kjo punë?!

-Gjithë ditën e lume.

Hashimi president thrret Zgjedhjet e jashtëzakonshme,sepse presidenllëkun e ka të garantuar.Pra edhe fitorën në zgjedhje,ku do ta fitoi edhe Kryeministrin.Pozita këto që i ka synuar e lakmuar moti kohë.

Tash i ka në dorë të dyja.Zotësi për të përbirue.

Po a bën ta dijmë ashiqare kualifikimin shkollor të tij?!Ndonëse për politikë shkolla nuk luen rrol,por aftësitë për dredhi.

Për në Kosovë(tregomni) sdij se çka ka krye.Kurse në Zvicërr kualifikim me shit framerka(farmerka) të vjedhura dhe me i thye automatët e lojës me pare.

Në Fakultet në Zvicër nuk mund e ka kalue predhimin pranues.

Në Kosovë,nëse e ka shkollën e mesme,mund të shpallet ademik(akademik).Po ma nalt ska ku shkon,vetëm për gjynah në ia faltë Isa mjeranit njanin shkam,por inxhja nuk e beson.

Tash Kosova i ka të gjitha(edhe noj ditë):President,Kryeministër,banditë,hajna,kriminelë,komunar që drejtojnë komunën nga burgu.Mitrovicë të robëruar e Anamoravë të sërbizuar.

Të gjitha të mirat eksik,të rezervuara për ardhacakët.
Mbase po preku keq,po prej zemrës plast e kam.

Bile edhe digresionet:-pozitë-opozitë prej një bagle janë.Luftë për pushtet,për miliona inxhës.

Këta të huajt në kryeqytet që në heshtje pranuan montimin e Hashimit president,me gjithë ato parregullësi.A di kush sa janë paguar dhe nga kush?!

Unë po pres Specialën dhe nëse vie atë ditë do ta shihni inxhën Kumri me gjoks cullak.

Ju premtoj vetëm tregomni a po vjen dhe kur.

Nëse nuk mund i daviti liderucat; atëherë do shoqet e mija nuk I la rahat se krejt ia knë nxjerr bishtin,bile edhe cullak,për marre të dynjesë.

Shihemi!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat