Koha në shërbim të kujt?

Opinione

Koha në shërbim të kujt?

Nga: Arsim Haziri Më: 14 shkurt 2016 Në ora: 12:01

Ҫëshjta e zgjedhjes së presidentit e cila duhët të bëhet një muaj para përfundimit të mandatit të presidentit aktual,rënd po i ballafaqon dy blloqet politike sidomos kohëve të fundit.Njëra përmes angazhimeve të përditëshme në terren po e artikulon mënyrën për të aktivizuar edhe më shumë masë në kundërshtim të trupit politik,që përfundimisht ti ipet legjitimimi populllor se ҫdo argumentë për të qëndruar mëtutjeshëm në pushtet ka vdekur.

Ndërsa në anën elita qeverisëse në vetë funksionimin e saj është vendosur në një dilem të madhe,pasi nuk po mund të ndjehen të sigurt nëse kjo ҫështje do e merr miratimin e nevojshëm parlamentar, për t’ia dhën mundësin e duhër që për të qenë më pastaj i legjetimuar ,ndërsa alternativ tjetër që edhe disa herë është berë e dukshme prej frontit opozitar është diҫka thuaja e paartishme, tërheqja prej kësaj qeverisje,Subjektet në pushtet kohëve të fundit,po zhvillojnë fushatë të fshehtë e të shpejt pa dhën sinjale mediatike për të organizuar edhe më shumë trupin e tyre elektoral.

Këto procese, shpejtësisht do e kalojnë edhe këtë kohë,dhe kuptimi mbi të cilën do duhej të rishikohej për ndonjë mundësi me karakter popullore rënd është anashkaluar,pasi ҫështjet që janë vu për bazë dokumentojne një gjë,që ekskluzivishtë ka të bejë me ҫështje postesh.

Secila prej tyre lufton me apo pa vërtetësinë e argumuntit për të zhvilluar edhe më tejë proceset politike,nëse mund t’iu qasemi elitës pushtetsore përmes kohës që ka vënë në dispozicion ka filluar të shpejtoj edhe më shumë takimet me përfaqësit e shteteve të ndryshme,duke bërë kështu edhe me legjitime ҫështjen e presidentit në vend,e këndej kemi frontin opozitar e cila me argumentet e tyre ,veҫanërisht atë të fundit siҫ është konstatimi i Gjykatës Kushtetuese po e vendos këtë pushtet më shumë në funksion të zhvillimit dhe realizimit të planeve të Serbisë sesa të Kosovës përkatësisht defunksionalitetit të saj.Kjo mënyrë funksionimi dhe realizimi të vetës së tyre rënd po e pengon të ardhmën dhe përspektivën e saj zhvillimore,që për kohë do të jetë mjaftë e kushtueshme.

Tash,nëse vështrohet logjikisht mbi situatën të cilën qëndrojm si shoqëri, me të vërtetë jeton një gjendje që aspak s’mund të jetë e përshtatshme,kjo madje po e vret edhe mendjen dhe mendësin e gjithkujt,duke bërë të pafunksionueshëm zhvillimin dhe operimin e saj.Përputhshëm me realitetin objektiv qëndrojn ato subjekte që asnjëhere s’kan qenë pjesë e ngusht e qeverisjeve,dhe njëmend aktualitetit mund t’iu përgjigjet pozitivisht vetëm nëse kemi të bëjmë me nje subjekt i pa qenë në pushtet që do ta mirrte për bazë mendimin popullor dhe të zhvillonte më tej atë,duke e bër të dukshëm për ҫdo mundësi të mëtejm.

Se Kosova radhazi është udhëhequr nga mendësia lokale e jo nacionale kjo tashmë është dëshmuar jashtëzakonisht shumë,mirëpo edhe pse Kosova nuk është qeverisur prej një klase më të afërt me popullin dhe në bashkëndjenjë për ҫdo vështirësi edhe kjo është e dëshmur se s’ka ndodh.Kështu që për një qeverisje më kredibile dhe më transparente e të përgjegjeshme Kosova tash e një kohë po vuan,po vuan për një jetë më të mirë dhe me mundësi për të përfituar më shumë.Kjo asnjëhere nuk është takuar dhe asnjëhere nuk ka qenë për jetën e përgjithshme si rëndësi e vetë-ekzistencës së saj, por gjithë here është qenë e kuptimin negative duke lënë në mjerim total vullnetin e përgjithshëm.

Kosova ka nëvoje jo për njerëz që shtetin e reduktojne në pushtet politik dhe përmes mjeteve që vëjnë në dispozicion drejtojn qeverisjet dhe përfitojne qeverisjet e mëtejme,por për një alternative më popullore,dhe e qasshme drejtë në brengat e qytetarëve .Kështu që në këtë kuptim, dhe duke marrë për bazë e gjithë kohën me të cilën jemi udhëheq negativisht me këtë klase politike janë krijuar mundësit për ti thën jo kësaj qeverisje duke prejashtuar një here e mirë këtë lloj elite kriminale që tërë pasurin shtetërore e kanë përkthyer në atë personal, gjë që e mbytë tërisisht vullnetin e përgjithshëm.

Koha,mundësit dhe kapacitetet fizike dhe intelektuale janë në dispozicion për ti dhën dështimin më të madhe,dhe për të larguar keqbërsin që në vijë të saj ne jemi ndërtuar gabimisht.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat