Në pritje që J. Kerri të vendosë drejtësi

Opinione

Në pritje që J. Kerri të vendosë drejtësi

Nga: Pirro Prifti Më: 14 shkurt 2016 Në ora: 09:31

Pezull i zakonshëm i politikës shqiptare kur pritet të vijë arbitri ndëkombëtar si zv.Presidenti i SHBA J. Kerry, si në rastet epërsëritura kur përplasjet kanë shkaktuar tension dhe asnjë rezultat.

Si gjithmonë para se të vijë një politikan ndërkombëtar i rëndësishëm i BE dhe i SHBA, politika shqiptare hesht, në pritje që më pas, të shtrembërojë përsëri si zakonisht deklaratat e për të filluar përsëri zënkën aty kë e kanë lënë, njëlloj si grindjet e banorëve të dikurshëm të diktaturës në shkollën e riedukimit.

Duket qartë rezistanca që u bëhet reformave të ndërmarra nga koalicioni i majtë, rezistencë që ka marrë forma nga më të habitshmet madje edhe nga disa individë apo grupe brënda Maxhorancës të shprehura me opinione apo me pseudo-drafte.

Sapo qeveria Rama nguli këmbë në reformat e mirëpritura nga BE dhe SHBA të lodhura nga politikanët hipokritë shqiptarë, menjëherë vjen një reaksion anti-reformë i kamufluar pikërisht me tezat si Reforam është anti kushtetuese; kur perëndimi thotë që reformat janë në rrugën e duhur,anti-reformistët bërtasin se kemi përpara një qeveri hajdute, bandite, kriminele, duke përkufizuar saktë vehten e tyre se ç`kanë bërë 8 vite rresht por duke e hedhur në treg sikur këto po i bën qeveria Rama ?!!!.

Menjëherë sapo Reforma në drejtësi ravijëzua si i vetmi shpëtim për pushtetin e tretë-Drejtësinë, anti-reformistët, ndërruan ministrin e koalicionit për të sjellë një edhe më hipokrit, dhe pushuan një sulm ndaj një drejtuesi të maxhorancës duke i drejtuar tytat e kalbura të shpifjes ndaj kryetarit tjetër.

Por si duket, kahja e ngjarjeve, është në favor të qeverisjes e cila vazhdon përpjekjet për të nxjerrë nga bataku 25 vjeçar shtetin shqiptar të nxjerrë jashtë binarëve të një shteti europian.

Pse ndodhi kjo?

Sepse në këtë vend nuk ka akoma shtet të së drejtës por ka një pushtet të tretë të (Pa)Drejtësisë, që ka fundosur vëndin në llumin e mungesës së ligjit,

Sepse nuk ka ndëshkim për shkelësit e ligjit por drejton Pandëshkueshmëria,
Sepse në këtë vënd i Korruptuari ulet në karrigen e pushtetit,

Sepse në këtë vend pafajshmi hesht për shkak të mungesës së ligjit, dhe frikës së antiligjit,

Sepse në këtë vend injoranca drejton dikasteret, dhe dikastereve u mungon profesionisti dhe teknokrati,

Sepse në këtë vend i kriminalizuari bërtet se është i dekriminalizuar deri në rrëzë, por nuk mjafton me kaq, madje kërkon llogari se përse e akuzojnë kot,

Sepse i hajduti jo vetëm del i pafajshëm nga Sistemi i (Pa)drejtësisë, por edhe kërkon ti kthehen paratë e vjedhura,

Sepse, i `papuni` nuk bën demonstrata për të gjetur punë, por hidhet në protesta për fituar ndonjë lek qyl nga politikanët,

Sepse ata që nuk paguajnë faturat e energjisë dhe taksat kërkojnë llogari se përse duhet të paguajnë kur nuk kanë paguar për 25 vjet rresht (?!).

Sepse politikanët e rrëzuar me votë nga populli akuzojnë fituesit për mashtrim, në vënd që të ulin kokën dhe të mbajnë përgjegjësi për humbjen dhe për dëmet që i kanë shkaktuar shtetit me qeverisjen e gabuar.

Sepse politikanë të maxhorancës që nuk kanë mundur të fitojnë ndonjë post për faj të papërgjegjshmërisë së tyre, bredhin si Robert Çamçakizi me duar në xhepa dhe kërkojnë të drejtojnë vendin, duke u përpjekur të çoroditin me lajthitjet e tyrë statuore elektoratin nga i cili ka marrë votën,

Sepse, deputetë të opozitës kërkojnë llogari për Reformat të cilat vetë nuk patën asnjë të realizuar në kohën e tyre,

Sepse individë të opozitës zbatojnë programin Gëbels të nxirjes së punës së kundërshtarit me moton: shpif , shpif, se diçka do të mbetet``.

Të gjitha këto paradokse që po has Shqipëria dhe shqiptarët, morën formën e duhur- pikërisht për të kundërshtuar Reformat që do ta largojnë këtë vënd nga orientalizmi dhe hipokrizia politike e politikanëve tanë anadollakë dhe qelepirxhinj, dhe prodhojnë një sherr të vazhdueshëm që vazhdon prej 25 vitesh të gëlojë në vëndin tonë duke shkaktuar një anarki, zgjatje të tranzicionit, papunësi, emigrim etj që e i njohim fare mirë.

Sherreve tona të cilat ndizen nga ata që kanë përgjegjësi 25 vjeçare në këtë vënd dhe që janë në drejtim si politikanë, deputetë, qeveritarë gjatë gjithë këtyre viteve, u vjen momenti i pezullit dhe i heshtjes hipokrite kur vjen `Godo-ja`, ose nga BE ose nga SHBA.

Nesër do na vijë `Godo-ja` me emrin Xhon Kerri nga SHBA zv.President . Të gjithë fajtorët , të papërgjegjshmit, shpifësit, të korruptuarit, hajdutët, kriminelët, të pandëshkueshmit, janë gjithë sy e veshë pikërisht për të mësuar nëse e ka seriozisht ky amerikani apo jo; por edhe në se e ka seriozisht, ky grup kaq i madh keqbërësish ja ka gjetur ilaçin se si ti bëjnë bisht drejtësisë së ardhshme: veshin menjëherë lëkurën e qëngjit dhe populli i shkretë dhe i dërguari i nderuar nuk e merr vesh me kë ka të bëjë.

Në këtë moment të vjen ndër mënd zgjidhja se si mund të gjëndet fajtori.

Dhe zgjidhja, çuditërisht na vjen pikërisht nga një sentencë e Mafias e cila i gjente shpejt fajtorët e tyre.
Kush e ka parë filmin monumental `Il Padrino`, do të kujtojë që në serinë e parë të atij filmi Don Korleone i thotë të birit Majkëllit: `….Dëgjo bir, kush do të vijë i pari nga klani tjetër për të thënë se ku do të bëhet takimi- ai është fajtori…….`.

Dihet qënë pritje të Xhon Kerrit, janë të gjithë gjithë sy e veshë, të mirë e të liq, por të këqinjtë në Shqipëri kanë edhe një favor që nuk e kanë aty jashtë shtetit:

-janë të pasur e të pandëshkueshëm, prandaj kujdes o J. Kerri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat